Nëntë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve, tetë gra viktima

Nëntë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve, tetë gra viktima

Nëntë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve, tetë gra viktima

Nëntë raste të dhunës në familje janë raportuar në Policinë e Kosovës më 28 tetor, ku tetë gra dhe vajza janë viktima të sulmeve fizike, dhunës psikike apo kërcënimeve.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rastet janë raportuar në Fushë Kosovë, Prishtinë, Pejë, Kamenicë, Novobërdë, Deçan dhe Malishevë.

Sponsor 3M Express

Në Fushë Kosovë, një burrë është arrestuar nën dyshimin se e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Ajo ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.

Në Prishtinë janë raportuar tri raste. Në njërin prej tyre, një grua ka raportuar se është përballur me dhunë psikike nga personi me të cilin kishte bashkëjetuar. I dyshuari është intervistuar dhe është liruar në procedurë të rregullt.

Në një rast tjetër, një burrë dyshohet se e ka sulmuar vajzën e tij. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari nuk është takuar nga policia.

Po ashtu, në Prishtinë është arrestuar një burrë, i cili dyshohet se, pas një mosmarrëveshjeje, e ka kërcënuar me video-incizime një grua me të cilën ishte në lidhje dashurie. Me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje.

Në Pejë, një grua ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga vëllai i saj pas një mosmarrëveshjeje familjare. Palët janë intervistuar, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt me vendim të prokurorit.

Dy raste të tjera janë raportuar në Kamenicë dhe Novobërdë. Në Kamenicë, një burrë dyshohet se e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten, e cila ka pranuar trajtim mjekësor. I dyshuari është dërguar në mbajtje.

Ndërkaq, në Novobërdë, një burrë është arrestuar nën dyshimin se e ka sulmuar fizikisht vajzën e tij të mitur, e cila, sipas policisë, ka çrregullime mendore. Ajo ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Në Deçan është raportuar për dhunë të vazhdueshme psikike ndaj një gruaje nga bashkëshorti i saj. I dyshuari është arrestuar dhe gjatë intervistimit ka deklaruar se posedon një armë automatike. Policia ka shkuar në shtëpinë e tij, ku ka sekuestruar një armë automatike me një karikator të zbrazët. Pas intervistimit, ai është liruar në procedurë të rregullt me vendim të prokurorit.

Ndërsa në Malishevë, një grua është arrestuar nën dyshimin se e ka kanosur djalin e saj pas një mosmarrëveshjeje lidhur me një kontest pronësor. Ajo është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Burimi: Dukagjini

Lexo edhe

FSK-së i shtohen 12 kamionë ushtarakë Mercedes-Benz, dhjetëra të tjerë vijnë më 2027

FSK-së i shtohen 12 kamionë ushtarakë Mercedes-Benz, dhjetëra të tjerë vijnë më 2027

Banka Qendrore Evropiane mbetet pa presidente, Lagarde njofton largimin në 2027

Banka Qendrore Evropiane mbetet pa presidente, Lagarde njofton largimin në 2027

Musliu paraqet tri kërkesa për institucionet pas rastit të Arlinda Zekajt

Musliu paraqet tri kërkesa për institucionet pas rastit të Arlinda Zekajt