Nëna e Liridona Ademajt ngushëllon familjen Zekaj: E di mirë çfarë do të thotë kur ta marrin fëmijën

Familja e Liridona Ademajt, e cila u vra nga bashkëshorti i saj Naim Murseli, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës.

Sponsor 3M Express

Një mesazh ngushëllimi nga nëna e Liridonës për familjarët e Arlindës është bërë publik nga vëllai i saj, Leonardi Ademaj në Facebook.

Në mesazhin e saj, nëna e Liridonës ka shprehur dhimbjen dhe solidaritetin me familjen e Arlindës, duke thënë se e kupton thellësisht humbjen që po përjetojnë, pasi edhe vetë ka kaluar nëpër të njëjtën tragjedi.

“Ngushëllime nga zemra familjarëve të Arlindës. Si nënë që e kam përjetuar dhimbjen më të madhe në jetë, humbjen e vajzës sime nga krimi, e di mirë se çfarë do të thotë kur ta marrin fëmijën e ta copëtojnë zemrën përgjithmonë”, thuhet mes tjerash në mesazh.

Ajo ka treguar se lajmi për vrasjen e Arlindës ia ka rihapur plagët e dhimbjes për humbjen e vajzës së saj.

“Kur e mora vesh se edhe nje cike e Kosoves, Arlinda, u be viktime e vrasjes, mu rihapen plagte e shpirtit dhe mu copetua zemra prape. Vetem drejtesia e shpejte mund t’i ngushelloje familjaret”, thuhet në mesazh./Klankosova.tv

Lexo edhe

“Këtyre ndyrësirave ua kryen punën veç konopi”, Hoxhë Ernes Goga reagon pas vrasjes në Pejë

“Këtyre ndyrësirave ua kryen punën veç konopi”, Hoxhë Ernes Goga reagon pas vrasjes në Pejë

Presidentja Shiroka Pula uron Shaip Kamberin dhe Visar Mehmetin për fitoren në zgjedhje

Presidentja Shiroka Pula uron Shaip Kamberin dhe Visar Mehmetin për fitoren në zgjedhje

“Këtyre ndrësirave ua kryen punën veç konopi”, Hoxhë Ernes Goga reagon pas vrasjes në Pejë

“Këtyre ndrësirave ua kryen punën veç konopi”, Hoxhë Ernes Goga reagon pas vrasjes në Pejë

Nëna e Liridona Ademajt ngushëllon familjen Zekaj: E di mirë çfarë do të thotë kur ta marrin fëmijën | Momenti