Prokuroria ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj drejtorit të Spitalit të Mitrovicës, Gëzim Berisha, i cili dyshohet për kryerjen e veprës penale “Dhuna në familje”.

Sipas përgjigjes së Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Berisha është ndaluar për 48 orë me urdhër të prokurorit kujdestar.
Ndërkohë, Prokurori i Shtetit është duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për të sqaruar plotësisht rrethanat e rastit.
Prokuroria ka bërë të ditur se prokurori i çështjes tashmë ka paraqitur kërkesë në gjykatën kompetente për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit.
Vendimi për kërkesën e Prokurorisë pritet të merret nga gjykata kompetente.
Shënim: Personat e përmendur në këtë lajm konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali




