Në fshatin Zhegër të Gjilanit kanë nisur punimet për rregullimin dhe zgjerimin e rrugës bujqësore, me qëllim të përmirësimit të qasjes së fermerëve në tokat e tyre.

Sipas njoftimit të kryetarit të Këshillit të Fshatit Zhegër, Qahil Halili, projekti realizohet nga Drejtoria për Bujqësi dhe Pylltari e Komunës së Gjilanit, ndërsa punëkryes është kompania “Zuka-Kompani”.
“Ju njoftojmë se sot kanë filluar punimet për rregullimin dhe zgjerimin e rrugës bujqësore në Zhegër, në shërbim të fermerëve dhe nevojave të tyre”, thuhet në njoftimin e Halilit.
Projekti parasheh rregullimin e rrugës në zonën bujqësore, si dhe hapjen e një kanali për trajtimin dhe largimin e ujërave atmosferike.
Sipas njoftimit, zgjerimi i trasesë do të bëhet në përputhje me pikat kadastrale, me synimin për të lehtësuar qasjen në tokat bujqësore dhe punën e fermerëve. /Telegrafi/




