Në Zagreb promovohet libri për jetën dhe veprën e Nënë Terezës

Në Zagreb promovohet libri për jetën dhe veprën e Nënë Terezës

Në Zagreb promovohet libri për jetën dhe veprën e Nënë Terezës

Në kuadër të Javës së Kulturës Shqiptare në Kroaci, në Qendrën Kulturore Shqiptare në Zagreb u zhvillua një ngjarje e rëndësishme kulturore, promovimi i librit “Nënë Tereza”, kushtuar jetës, veprës dhe trashëgimisë së kësaj figure të jashtëzakonshme të njerëzimit.

Ky aktivitet i organizuar nga Unioni i Shqiptarve në Kroaci, mblodhi personalitete të jetës diplomatike dhe kulturore, të cilët përmes fjalës dhe reflektimeve të tyre sollën në vëmendje figurën e Nënës Terezë, simbolin e dashurisë së pakushtëzuar, humanizmit, përkushtimit dhe shërbimit ndaj njerëzve në nevojë.

Sponsor 3M Express

Për librin dhe figurën e Nënës Terezë folën: Martin Beishaj, Ambasador i Republikës së Kosovës në Republikën e Kroacisë; Don Rikardo Lekaj, Vikar i Përgjithshëm i Ipeshkvisë së Poreçit dhe Pulës; Don Marijan Lorenci, misionar; dhe Don Ndue Ballabani, autor i librit “Nënë Tereza”.

Gjatë promovimit u theksua rëndësia e veprës dhe e mesazhit të Nënës Terezë, e cila me jetën dhe angazhimin e saj u bë një nga figurat më të ndritura të humanizmit botëror. Përkushtimi i saj ndaj të varfërve, të sëmurëve dhe njerëzve më të pambrojtur mbetet një shembull i përhershëm i dashurisë, mëshirës dhe solidaritetit njerëzor.

Java e Kulturës Shqiptare në Kroaci dëshmon edhe një herë se kultura, letërsia, historia dhe vlerat shpirtërore janë ura të rëndësishme lidhëse mes popujve, duke kontribuar në ruajtjen e identitetit kombëtar dhe në forcimin e miqësisë e të bashkëpunimit kulturor shqiptaro-kroat.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Gazetari serb: Qeveria e re duhet të ketë qëndrim racional ndaj Kosovës (VIDEO)

Gazetari serb: Qeveria e re duhet të ketë qëndrim racional ndaj Kosovës (VIDEO)

Dramë deri në sekondat e fundit – Trepça mposht Pejën në derbin e zjarrtë

Dramë deri në sekondat e fundit – Trepça mposht Pejën në derbin e zjarrtë

Të martën vendimi për pengim të drejtësisë për Thaçin dhe të tjerëve, çka presin avokatët?

Të martën vendimi për pengim të drejtësisë për Thaçin dhe të tjerëve, çka presin avokatët?