Dibrani për këngën nacionaliste serbe në Bruksel: Performanca ishte skandaloze, Kosova nuk përfaqësohet nga kjo këngë

Edlira Dibrani, Ambasadore e Rinisë Evropiane për Kosovën nga platforma WeBalkans, e cila ka qenë e pranishme në sallë në Bruksel, e ka cilësuar si të turpshme dhe skandaloze performancën e një kënge nacionaliste serbe kundër Kosovës, të interpretuar në kuadër të një aktiviteti në Bruksel, në prag të Forumit të Zgjerimit të Bashkimit Evropian.

Sponsor 3M Express

Përmes një deklarate për Telegrafin, Dibrani ka shprehur habinë dhe indinjatën për faktin se një këngë e tillë u interpretua në një aktivitet që synon të promovojë vlerat evropiane dhe procesin e zgjerimit të BE-së.

Ajo ka theksuar se, derisa vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor u përfaqësuan përmes muzikës tradicionale dhe elementeve të veçanta kulturore, për Kosovën u zgjodh një këngë denigruese, e cila, sipas saj, nuk e përfaqëson vendin.

“Një forum i cili po mbledh vendet nga e gjithë Evropa për të diskutuar për zgjerimin e BE-së dhe vlerat evropiane, neve na surprizon dhe shokon një performancë e tillë, e cila Kosovën nuk e përfaqëson aspak”, ka deklaruar Dibrani.

Ajo ka kritikuar veçanërisht faktin se kjo performancë u zhvillua në qendër të Brukselit, duke e cilësuar të papranueshme që Kosova të paraqitet si pjesë e Serbisë në një aktivitet që lidhet me integrimin evropian.

“Është e turpshme që në qendër të Brukselit të bëhet kjo performancë skandaloze, ku Kosova konsiderohet si pjesë e Serbisë, kur po flasim për integrim në BE, nga vetë BE-ja”, ka theksuar ajo.

Reagimi i Dibranit vjen pas interpretimit të këngës nacionaliste serbe në një aktivitet kulturor të organizuar në prag të Forumit të Zgjerimit të BE-së, duke nxitur reagime për mënyrën se si Kosova u përfaqësua në këtë ngjarje./Telegrafi.

Lexo edhe

Dramë deri në sekondat e fundit – Trepça mposht Pejën në derbin e zjarrtë

Dramë deri në sekondat e fundit – Trepça mposht Pejën në derbin e zjarrtë

Të martën vendimi për pengim të drejtësisë për Thaçin dhe të tjerëve, çka presin avokatët?

Të martën vendimi për pengim të drejtësisë për Thaçin dhe të tjerëve, çka presin avokatët?

Dramë deri në sekondat e fundit – Trepça mposht Pejën në derbin e zjarrtë të Superligës

Dramë deri në sekondat e fundit – Trepça mposht Pejën në derbin e zjarrtë të Superligës