Një debat në shtëpinë e Big Brother-it ka përfunduar me përplasje mes Anjezës dhe Sharr it, pas akuzave të Nichit se ajo po ia imponon shoqërinë Sharrit dhe po e vë atë në siklet duke qëndruar vazhdimisht pranë tij.

Në kundërpërgjigje, Anjeza iu drejtua Sharrit, duke i kërkuar që t’ua sqaronte banorëve se shoqëria mes tyre është e natyrshme dhe jo e imponuar.
Megjithatë, ajo u përplas më pas me të, pasi nuk mori reagimin që kishte pritur nga ai.
E revoltuar, Anjeza i tha Sharrit se kishte pritur që ai ta mbronte përballë akuzave të banorëve, duke përmendur edhe lidhjen që ka jashtë shtëpisë.
“Unë e kam lidhjen jashtë edhe e kom rreziku edhe qat lidhje për qit lojë, n’fund me ardhë njerëzit me ma bo: ‘Ja ke imponu, e ke shti në siklet’, e ti mos me fol. Unë prej teje kam pritë me më mbrojtë”, u shpreh Anjeza.
Nga ana tjetër, Sharri i kujtoi asaj se i kishte thënë Nichit se askush nuk po e detyron të qëndrojë me të, duke theksuar se dëshiron të kalojë kohë edhe me banorët e tjerë.
Ndiqni videon për të kuptuar më shumë.
Klankosova.tv





