Në Serbi nisin hetime ndaj kreut të BIA-s dhe ministrit të Drejtësisë për dyshime për presion ndaj votuesve

Prokuroria për Krimin e Organizuar në Serbi ka nisur procedura parahetimore ndaj drejtorit të Agjencisë së Sigurisë dhe Informacionit (BIA), Vladimir Orliq, ministrit të Drejtësisë, Nenad Vujiq, dhe disa bashkëpunëtorëve të tyre.

Sponsor 3M Express

Sipas mediave rajonale dhe njoftimin e prokurorisë, kallëzimet lidhen me dyshime për shkelje të të drejtave zgjedhore, detyrim dhe keqpërdorim të pozitës zyrtare gjatë zgjedhjeve të 25 tetorit.

Dyshimet përfshijnë organizimin e sigurimit të votave për Partinë Përparimtare Serbe (SNS), veprime të kundërligjshme brenda BIA-s dhe presion sistematik ndaj punonjësve të institucioneve korrektuese.

Në kallëzime përfshihen edhe drejtori i Administratës për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale, Mile Jandriq, këshilltarja e ministrit, Milica Radonjiq, dhe 60 persona të tjerë, përfshirë drejtues e punonjës burgjesh.

Pretendimet përfshijnë gjithashtu dhënie dhe marrje ryshfeti lidhur me votimin dhe mbledhje të paautorizuar të të dhënave personale.

Prokuroria i ka kërkuar shërbimit policor kundër krimit të organizuar të mbledhë informacione dhe të verifikojë pretendimet e kallëzimeve. Procedurat janë në fazën parahetimore dhe nuk përbëjnë konstatim fajësie. /Telegrafi/.

Lexo edhe

Bluetooth do të jetë dukshëm më i shpejtë, miratohet standardi i ri

Bluetooth do të jetë dukshëm më i shpejtë, miratohet standardi i ri

Bagazhi i pazakontë i tradhtoi – tentuan të kontrabandonin mbi 3 mijë merimanga

Bagazhi i pazakontë i tradhtoi – tentuan të kontrabandonin mbi 3 mijë merimanga

Konfiskim i pasurive në Kosovë, rasti ka të bëjë me trafikimin e narkotikëve në Suedi

Konfiskim i pasurive në Kosovë, rasti ka të bëjë me trafikimin e narkotikëve në Suedi