Bagazhi i pazakontë i tradhtoi – tentuan të kontrabandonin mbi 3 mijë merimanga

Bagazhi i pazakontë i tradhtoi – tentuan të kontrabandonin mbi 3 mijë merimanga

Bagazhi i pazakontë i tradhtoi – tentuan të kontrabandonin mbi 3 mijë merimanga

Autoritetet në Peru kanë ndaluar tre persona, dy shtetas gjermanë dhe një polak, të cilët tentuan të nxirrnin kontrabandë jashtë vendit më shumë se 3 mijë tarantula (merimanga të mëdha).

Sponsor 3M Express

Të dyshuarit po përgatiteshin të udhëtonin drejt Gjermanisë, kur valixhet e tyre ngjallën dyshime gjatë kontrollit në aeroport.

Pas kontrollit, autoritetet zbuluan mbi 3 mijë tarantula, të cilat ishin fshehur me kujdes brenda çorapeve, në një përpjekje për t’i nxjerrë ilegalisht nga vendi.

Të tre personat u ndaluan nga autoritetet dhe tani përballen me akuza penale për kontrabandë.

Rasti ka tërhequr vëmendje për shkak të mënyrës së pazakontë të transportimit të këtyre merimangave, të cilat ishin fshehur në bagazhet e udhëtarëve. /Telegrafi/

Lexo edhe

25 zyrtarë certifikohen për shuarjen e zjarreve në Akademinë e Sigurisë

25 zyrtarë certifikohen për shuarjen e zjarreve në Akademinë e Sigurisë

Mbi 10 tonë kokainë në Spanjë, në shënjestër të hetimeve organizata kriminale shqiptare

Mbi 10 tonë kokainë në Spanjë, në shënjestër të hetimeve organizata kriminale shqiptare

Musmurati: KfW-ja konfirmoi që ministri Murati s’po e nënshkruan kredinë 74 milionëshe për pastrimin

Musmurati: KfW-ja konfirmoi që ministri Murati s’po e nënshkruan kredinë 74 milionëshe për pastrimin