Në rigjykimin për vrasjen në Dumnicë të Podujevës, Besnik Salihu dënohet me 24 vjet burgim

Në rigjykimin për vrasjen në Dumnicë të Podujevës, Besnik Salihu dënohet me 24 vjet burgim

Në rigjykimin për vrasjen në Dumnicë të Podujevës, Besnik Salihu dënohet me 24 vjet burgim

Gjykata Themelore në Prishtinë në rigjykim ka shpallur aktgjykim dënues ndaj Besnik Salihut duke e dënuar me dënim unik prej 24 vjet burgim lidhur me vrasjen e S.S., kurse vëllain e tij, Ilaz Salihu e liroi nga akuza.

Sponsor 3M Express

Aktakuza ngarkonte Besnik Salihun për vrasjen e S.S., në mars të 2023-ës në Dumnicë të Podujevës dhe për armëmbajtje pa leje, ndërsa Ilaz Salihun për ndihmë në kryerjen e vrasjes, raporton “Betimi për Drejësi”.

Aktgjykimi u shpall të martën nga kryetari i trupit gjykues, Alban Ajvazi dhe anëtarët Gazmend Bahtiri dhe Gent Beka.

Besnik Salihu u shpall fajtor për veprën penale “Vrasja” dhe u dënua me 23 vjet burgim, si dhe për armëmbajtje pa leje ku u dënua me 1 vit e 6 muaj burgim. Ndaj tij, Gjykata shpalli dënim unik me 24 vjet burgim.

Kurse, Ilaz Salihu u lirua nga akuza për ndihmë në vrasje, pasi nuk u provua se ka kryer veprën që i vihej në barrë.

Ndryshe, Gjykata Themelore në Prishtinë më 11 shkurt 2026 ka shpallur aktgjykim dënues ndaj Besnik Salihut duke e dënuar me dënim unik prej 25 vjet burgim për rastin e vrasjes së S.S., pasi iu rikualifikua vepra penale nga “Vrasje e rëndë” në “Vrasje” dhe për armëmbajtje pa leje. Kurse, vëllai i tij, Ilaz Salihu u lirua nga akuza. Por, Gjykata e Apelit me vendimin e datës 23 qershor 2026, anuloi aktgjykimin e shkallës së parë dhe e ktheu rastin në rigjykim, transmeton Klankosova.tv.

Sipas aktakuzës, më 26 mars 2023, rreth orës 18:08 minuta, në fshatin Dumincë e Epërme, Komuna e Podujevës, pas një mosmarrëveshjeje mes të akuzuarit Besnik Salihu dhe tani të ndjerit S.S., i akuzuari në mënyrë dinake dhe papritur iu afrua të ndjerit S.S. me qëllim që t’i merrte jetën.

Shënim: Personi/personat e përmendur në këtë artikull, prezumohen të pafajshëm deri në një vendim të formës së prerë nga gjykata.

Lexo edhe

GrowthTank 2026 sjell mbi 15 folës ndërkombëtar

GrowthTank 2026 sjell mbi 15 folës ndërkombëtar

Shpallet fajtor Hashim Thaçi për pengim për drejtësi, dënohet me 17 muaj burgim

Shpallet fajtor Hashim Thaçi për pengim për drejtësi, dënohet me 17 muaj burgim

FAZ: Kosova, një shtet pa mbrojtje dëshmitarësh dhe tentimet për ta zhbërë Specialen

FAZ: Kosova, një shtet pa mbrojtje dëshmitarësh dhe tentimet për ta zhbërë Specialen