Në një lidhje me njëri-tjetrin? Heroi i Spanjës kapet “mat” me modelen 9 vite më të madhe

Në një lidhje me njëri-tjetrin? Heroi i Spanjës kapet “mat” me modelen 9 vite më të madhe

Në një lidhje me njëri-tjetrin? Heroi i Spanjës kapet “mat” me modelen 9 vite më të madhe

Sulmuesi Ferran Torres dhe modelja portugeze Sara Sampaio dyshohet se janë në një lidhje dashurie.

Sponsor 3M Express

Thashethemet për romancën mes tyre kanë qarkulluar prej disa javësh, ndërsa së fundmi dyshimet janë shtuar pas publikimit të një videoje ku ata shihen duke u larguar nga një restorant luksoz në Paris.

Pamjet u publikuan të martën nga gazetari spanjoll Javi Hoyos në rrjetet sociale. Sipas tij, bëhet fjalë për Ferran Torres dhe Sara Sampaio, të cilët janë fotografuar së bashku në kryeqytetin francez.

Modelja portugeze, 35 vjeçe, ka nxitur më tej aludimet për një lidhje të mundshme me futbollistin, 26 vjeç, pasi javën e kaluar ishte e pranishme në ndeshjen e Paris Saint-Germain kundër Barcelonës në Ligën e Kampionëve, në stadiumin “Parc des Princes”.

Një tjetër detaj që ka tërhequr vëmendjen ishte një fotografi e publikuar dhe më pas e fshirë nga Sampaio në Instagram, ku një burrë misterioz shihej duke e puthur në hundë.

Megjithatë, deri më tani, as Ferran Torres dhe as Sara Sampaio nuk kanë reaguar publikisht për zërat mbi marrëdhënien e tyre.

Sampaio është një nga modelet e njohura të Victoria’s Secret, ndërsa Torres është një emër i njohur i futbollit spanjoll, me eksperiencë te Manchester City dhe Barcelona, shkruan tch.

Për momentin, romanca mes tyre mbetet në kuadrin e raportimeve mediatike, ndërsa fansat kanë vërshuar me komente në rrjetet sociale të modeles, duke e pyetur për statusin e saj sentimental.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Shpërthim në një ndërtesë në Gjermani, të lënduar dhe tre persona të zhdukur

Shpërthim në një ndërtesë në Gjermani, të lënduar dhe tre persona të zhdukur

Kurti kërkon shërbime më të thjeshta dhe institucione më transparente

Kurti kërkon shërbime më të thjeshta dhe institucione më transparente

Hoxha: Pesë module digjitale për më shumë transparencë dhe mbrojtje më efikase të mjedisit jetësor

Hoxha: Pesë module digjitale për më shumë transparencë dhe mbrojtje më efikase të mjedisit jetësor