Në kërkim ndërkombëtar si anëtar i një grupi të strukturuar kriminal, ekstradohet nga Gjermania 29-vjeçari shqiptar

Finalizohet një tjetër fazë e operacionit “The Wanted”.

Sponsor 3M Express

Në vijim të bashkëpunimit me homologët, nga specialistët e Interpol Tiranës u krye ekstradimi nga Frankfurti, Gjermani, drejt vendit tonë, i shtetasit A. Gj., 29 vjeç, lindur dhe banues në Mat.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në maj të vitit 2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Wiesbaden, Gjermani, u bë i mundur arrestimi i shtetasit A. Gj., në Gjermani, dhe më pas ekstradimi i tij në Shqipëri. /Telegrafi/

Lexo edhe

Nëntë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve, tetë gra viktima

Nëntë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve, tetë gra viktima

Aksion në disa lokacione në Shkup, Tetovë dhe Kumanovë – nën hetim një spital privat dhe punonjës të Fondit Shëndetësor

Aksion në disa lokacione në Shkup, Tetovë dhe Kumanovë – nën hetim një spital privat dhe punonjës të Fondit Shëndetësor

Kokainë dhe armë automatike në një banesë në Gjakovë, Prokuroria kërkon paraburgim për të dyshuarin

Kokainë dhe armë automatike në një banesë në Gjakovë, Prokuroria kërkon paraburgim për të dyshuarin

Në kërkim ndërkombëtar si anëtar i një grupi të strukturuar kriminal, ekstradohet nga Gjermania 29-vjeçari shqiptar | Momenti