Në Ferizaj shqiptohen 1.371 gjoba për një javë, regjistrohen 30 aksidente

Në Ferizaj shqiptohen 1.371 gjoba për një javë, regjistrohen 30 aksidente

Në Ferizaj shqiptohen 1.371 gjoba për një javë, regjistrohen 30 aksidente

Policia Rajonale e Ferizajt ka shqiptuar 1.371 gjoba kundërvajtëse gjatë javës së kaluar, nga data 9 deri më 15 nëntor 2026, për shkelje të rregullave të trafikut. Gjatë kësaj periudhe, policia ka pezulluar edhe shtatë patenta shoferësh për drejtuesit që kanë kryer shkelje të rënda në komunikacion.

Sipas të dhënave të policisë, gjatë kësaj jave janë regjistruar gjithsej 30 aksidente trafiku, prej të cilave 15 me lëndime trupore dhe 15 me dëme materiale. Në aksidentet me lëndime janë lënduar 17 persona.

Sponsor 3M Express

Policia Rajonale e Ferizajt ka bërë të ditur se do të vazhdojë me aktivitete të shtuara për parandalimin e aksidenteve, ndërsa u ka bërë apel shoferëve që të respektojnë rregullat e trafikut dhe të tregojnë kujdes gjatë ngasjes. Qytetarët janë ftuar që të raportojnë kundërvajtjet në trafik në stacionin më të afërt policor, përmes aplikacionit “Lajmëro policinë” ose në numrin 192.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Fadil Fazliu niset për në Hagë: Pres drejtësi dhe pafajësi për mua dhe gjithë çlirimtarët

Fadil Fazliu niset për në Hagë: Pres drejtësi dhe pafajësi për mua dhe gjithë çlirimtarët

Bajrami: Shtatë vjet kanë përfituar tregtarët e energjisë, tash po na shiten si patriotë

Bajrami: Shtatë vjet kanë përfituar tregtarët e energjisë, tash po na shiten si patriotë

Ramadani kërkon hetim për tregtinë e energjisë me Serbinë

Ramadani kërkon hetim për tregtinë e energjisë me Serbinë