“UÇK, dje, sot dhe përgjithmonë”, Fadil Fazliu niset drejt Hagës – nesër vendimi

“UÇK, dje, sot dhe përgjithmonë”, Fadil Fazliu niset drejt Hagës – nesër vendimi

“UÇK, dje, sot dhe përgjithmonë”, Fadil Fazliu niset drejt Hagës – nesër vendimi

Fadil Fazliu ka marrë rrugën drejt Hagës, një ditë para shpalljes së aktgjykimit në procesin gjyqësor ndaj tij, ish-presidentit Hashim Thaçi dhe tre të akuzuarve të tjerë për vepra penale që lidhen me pengimin e drejtësisë.

Sponsor 3M Express

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Fazliu ka bërë të ditur se është nisur për në Hagë, duke shprehur pritjen që vendimi i Dhomave të Specializuara të dëshmojë pafajësinë e tij dhe të të gjithë çlirimtarëve.

“Nesër, më 17 nëntor, presim verdiktin e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë. Pres drejtësi dhe dëshmimin e pafajësisë sime dhe të gjithë çlirimtarëve”, ka shkruar ai në Facebook, transmeton Klankosova.tv.

Fazliu ka theksuar se, pavarësisht vendimit që do të merret, qëndrimi i tij në mbështetje të ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk do të ndryshojë.

“Sido që të jetë verdikti, qëndrimi im nuk ndryshon: gjithmonë dhe përgjithmonë do të jem në krah të çlirimtarëve!”, ka deklaruar Fazliu.

Lexo edhe

Debati për enët e palara përfundon në gjakderdhje, gruaja tenton ta mbysë partnerin me kabllo

Debati për enët e palara përfundon në gjakderdhje, gruaja tenton ta mbysë partnerin me kabllo

Rizvanolli: Nuk kemi pasur shkëmbim të energjisë elektrike me Serbinë gjatë qeverisjes sonë

Rizvanolli: Nuk kemi pasur shkëmbim të energjisë elektrike me Serbinë gjatë qeverisjes sonë

Çitaku për këngën nacionaliste serbe në Bruksel: Skandal dhe provokim i hapur

Çitaku për këngën nacionaliste serbe në Bruksel: Skandal dhe provokim i hapur