Në afërsi të Brçkos në Bosnjë është rrëzuar një helikopter i EUFOR-it

Në afërsi të Brçkos në Bosnjë është rrëzuar një helikopter i EUFOR-it

Në afërsi të Brçkos në Bosnjë është rrëzuar një helikopter i EUFOR-it

Kryetari i Distriktit të Brçkos në Bosnjë e Hercegovinë, Siniša Milić, ka deklaruar për BHRT se, sipas informacioneve të fundit, në aksidentin me helikopterin e EUFOR-it, i cili u rrëzua sot në afërsi të Brçkos, kanë humbur jetën tre persona. Ai tha se bëhet fjalë për një helikopter të kontingjentit të forcave italiane.

Dymbëdhjetë persona të lënduar janë pranuar në spitalin e Brçkos.

Sponsor 3M Express

Zëdhënësi i Qendrës Shëndetësore në Brçko, Salih Ibrahimbegović, i konfirmoi këto informacione dhe tha se njëri nga të lënduarit është në gjendje të rëndë dhe aktualisht ndodhet në sallën e operacionit.

Ai shtoi se autoambulancat janë të gatshme për transportimin e të lënduarve drejt Tuzllës, pasi transporti me helikopter nuk është i mundur. Helikopteri nuk ka mundur të ngrihet nga Sarajeva për shkak të kushteve të këqija atmosferike.

Nga EUFOR-i është konfirmuar zyrtarisht se në aksident është rrëzuar një helikopter italian i këtij misioni, i tipit CH-47 Chinook. Si pasojë e rrëzimit, disa pjesëtarë të EUFOR-it kanë humbur jetën tragjikisht, ndërsa të tjerë kanë pësuar lëndime të rënda.

Sipas njoftimit, shërbimet emergjente ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për ta vënë situatën nën kontroll.

EUFOR-i ka nisur një hetim të plotë dhe të detajuar për këtë incident, ndërsa ka bërë të ditur se më shumë informacione do të publikohen pasi të verifikohen dhe kur të jetë e përshtatshme.

Duke pasur parasysh natyrën tragjike të aksidentit, EUFOR-i u ka bërë thirrje qytetarëve të shmangin dezinformatat lidhur me këtë ngjarje, të mos spekulojnë për kombësinë dhe identitetin e viktimave dhe për informacione të verifikuara t’u drejtohen vetëm kanaleve zyrtare të EUFOR-it, raporton Radiotelevizioni publik i Bosnjë e Hercegovinës

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Breshëri plumbash mbi një shtëpi në Obiliq – sulmuesit dyshohet se shtinë me kallashnikov, ikën me motor katërrotësh drejt Fushë Kosovës

Breshëri plumbash mbi një shtëpi në Obiliq – sulmuesit dyshohet se shtinë me kallashnikov, ikën me motor katërrotësh drejt Fushë Kosovës

Vrasja e Arlinda Zekajt, Albert e Jeton Sylaj vendosen në Burgun e Sigurisë së Lartë në Dyz

Vrasja e Arlinda Zekajt, Albert e Jeton Sylaj vendosen në Burgun e Sigurisë së Lartë në Dyz

Netanyahu vë në pikëpyetje legjitimitetin e zgjedhjeve, reagon kreu i opozitës izraelite

Netanyahu vë në pikëpyetje legjitimitetin e zgjedhjeve, reagon kreu i opozitës izraelite