Ndotja e ajrit alarmon qytetarët në Tetovë, Ekspertët: Zgjidhja afatgjatë kërkon investime kapitale

Ndotja e ajrit alarmon qytetarët në Tetovë, Ekspertët: Zgjidhja afatgjatë kërkon investime kapitale

Ndotja e ajrit alarmon qytetarët në Tetovë, Ekspertët: Zgjidhja afatgjatë kërkon investime kapitale

Vjeshta në Tetovë nuk sjell vetëm peizazhe të zverdhura, por edhe alarmin e përhershëm të ajrit të ndotur. Megjithëse temperaturat kanë rënë dhe qyteti ka kaluar pragun e ndotjes minimale, reagimi institucional mungon. Ekologët vlerësojnë se problemi kryesor qëndron te pasiviteti i institucioneve lokale dhe moskontrolli i ndotësve të mëdhenj.

Sponsor 3M Express

Nga ana tjetër, Komuna e Tetovës sqaron se aksionet e mirëfillta në terren nuk kanë nisur ende, duke e lidhur nisjen e tyre me kalendarin zyrtar të sezonit të ngrohjes.

Por, si po ngrohen qytetarët? Në mungesë të një rrjeti qendror ngrohjeje dhe me çmime të larta të energjisë, shumë familje detyrohen të djegin çfarë të mundin – nga drurët e lagësht e deri te mbetje industriale dhe plastike, të cilat shndërrohen në helm për mjedisin.

Ekspertët dhe aktivistët mjedisorë thonë se zgjidhja afatgjatë kërkon investime kapitale dhe subvencione të drejtpërdrejta shtetërore në sisteme efeciente, siç janë pompat termike.

Përderisa institucionet presin muajin nëntor për të ndezur motorët e inspektimit dhe qytetarët llogarisin çdo kilovat rrymë për t’ia dalë mbanë muajit, Tetova vazhdon të mbetet peng i ajrit të ndotur. Pa një strategji reale subvencionimi dhe pa masa parandaluese, dimri i këtij viti rrezikon të jetë sërish një betejë e humbur me smogun./TV21/

Lexo edhe

Momenti kur shembet një ndërtesë shumëkatëshe në Kenia, frikë për persona të bllokuar nën rrënoja

Momenti kur shembet një ndërtesë shumëkatëshe në Kenia, frikë për persona të bllokuar nën rrënoja

​Reshjet e borës mbyllin disa nga qafat kryesore alpine në Zvicër

​Reshjet e borës mbyllin disa nga qafat kryesore alpine në Zvicër

Muriqi i premton trajnerit gol në derbin ndaj Galatasarayt: Mos u brengos

Muriqi i premton trajnerit gol në derbin ndaj Galatasarayt: Mos u brengos