Ndeshja e Ligës së Kampionëve mes Comos dhe Man Utd rrezikon seriozisht të shtyhet

Ndeshja e Ligës së Kampionëve mes Comos dhe Man Utd rrezikon seriozisht të shtyhet

Ndeshja e Ligës së Kampionëve mes Comos dhe Man Utd rrezikon seriozisht të shtyhet

Ndeshja e Manchester Unitedit ndaj Comos rrezikon seriozisht të shtyhet për shkak të kushteve të rënda atmosferike.

Sponsor 3M Express

Unitedi pritet të zhvillojë ndeshjen e tretë të sezonit në Ligën e Kampionëve në Lombardi, kundër skuadrës së drejtuar nga Cesc Fabregas.

Megjithatë, përballja në stadiumin “Giuseppe Sinigaglia”, me kapacitet prej 13.600 ulësesh, mund të mos zhvillohet për shkak të reshjeve të dendura të shiut. Parashikimet flasin për 64 milimetra shi para ndeshjes, ndërsa moti i keq pritet të vazhdojë deri në përfundimin e saj.

Shërbimi Kombëtar Meteorologjik i Forcave Ajrore Italiane ka lëshuar një alarm portokalli për mot të rrezikshëm, duke paralajmëruar mundësinë e rrufeve dhe stuhive me bubullima.

Në rrjetet sociale po qarkullon një video që tregon gjendjen në stadium, ku vetëm njëra nga katër tribunat është e mbuluar.

Nga ana tjetër, Como beson se fusha do t’i përballojë reshjet, ndërsa trajneri i Manchester Unitedit, Michael Carrick, deklaroi se skuadra e tij është “mësuar me shiun” dhe do të përpiqet të shfrytëzojë sa më mirë situatën.

Megjithatë, kushtet ekstreme atmosferike mund të rrezikojnë sigurinë e futbollistëve dhe tifozëve, ndaj shtyrja e ndeshjes mbetet një mundësi reale.

Rregullorja e UEFA-s për sezonin 2026/27 përcakton qartë procedurat në rast të shtyrjes së një ndeshjeje. Sipas nenit 27, dita e ardhshme është mundësia e parë që duhet të shqyrtohet, por jo një detyrim absolut.

“Nëse, ditën e ndeshjes, vendoset se ajo nuk mund të fillojë sipas planit ose nuk mund të përfundojë e gjithë ndeshja ose minutat e mbetura, në parim do të zhvillohen ditën e ardhshme. Kjo nuk cenon masat e mundshme disiplinore”, thuhet në dokumentet e UEFA-s./Telegrafi/

Lexo edhe

LEX | Trafikimi i dyshuar i vajzave nga Amerika Latine drejt Kosovës – mbyllet seanca për publikun, avokates i kujtohet pas një ore të kërkojë mbyllje seance e fshirjen e videove urgjentisht

LEX | Trafikimi i dyshuar i vajzave nga Amerika Latine drejt Kosovës – mbyllet seanca për publikun, avokates i kujtohet pas një ore të kërkojë mbyllje seance e fshirjen e videove urgjentisht

Arrestohet një person në Kaçanik, policia i gjen substanca narkotike

Arrestohet një person në Kaçanik, policia i gjen substanca narkotike

O’Brennan: Pretendimet për neutralitetin e Serbisë janë qesharake, mbetet aleatja më e afërt e Rusisë në Evropë

O’Brennan: Pretendimet për neutralitetin e Serbisë janë qesharake, mbetet aleatja më e afërt e Rusisë në Evropë