Shërbimet e Microsoft-it, përfshirë platformën e njohur të email-it Outlook, po përballen me probleme të shumta në shkallë globale, duke pamundësuar qasjen e përdoruesve në disa prej shërbimeve më të rëndësishme të kompanisë.

Vetë Microsoft-i ka konfirmuar problemet përmes profileve të saj në rrjetet sociale, pas raportimeve të shumta nga përdoruesit për ndërprerje të shërbimeve.
Kompania ka bërë të ditur se po heton shkakun e problemeve, të cilat mund të ndikojnë në lidhjen me shërbimet e Microsoft 365 në të gjitha rajonet gjeografike.
“Ndërsa punojmë për të zbutur ndikimin, mund të konfirmojmë se ky problem mund të ndikojë në lidhjen me shërbimet e Microsoft 365 për përdoruesit në çdo zonë gjeografike. Po hetojmë raportet e përdoruesve që kanë probleme me qasjen në kutitë e tyre postare të Exchange Online përmes metodave të ndryshme të lidhjes në Amerikë”, ka njoftuar kompania.
Sipas Microsoft-it, një pjesë e infrastrukturës së saj po përjeton ngarkesë të lartë në disa rajone, gjë që mund të shkaktojë gabime në lidhje.
Problemet nuk kufizohen vetëm te Outlook-u. Edhe shërbime të tjera të Microsoft 365, përfshirë Teams dhe Copilot, po raportohen me keqfunksionime.
Si pasojë, përdoruesit po përballen me vështirësi në dërgimin dhe pranimin e email-eve, por edhe në qasjen në shërbimet dhe mjetet e tjera profesionale të kompanisë.
Microsoft-i ka bërë të ditur se po vazhdon hetimet për të identifikuar problemin dhe për të rikthyer funksionimin normal të shërbimeve.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali





