Ndërprerja e energjisë elektrike lë pa ujë disa zona të Prishtinës dhe Lipjanit

Ndërprerja e energjisë elektrike lë pa ujë disa zona të Prishtinës dhe Lipjanit

Ndërprerja e energjisë elektrike lë pa ujë disa zona të Prishtinës dhe Lipjanit

Konsumatorët në zonën e QMI-së, Janjevës dhe Gadimes me rrethinë do të përballen me mungesë të furnizimit me ujë, si pasojë e ndërprerjes së energjisë elektrike në zonën e Banullës dhe Konjuhit.

Sponsor 3M Express

Kompania Rajonale e Ujësjellësit (KRU) “Prishtina” ka njoftuar se ndërprerja e energjisë elektrike ka ndikuar në funksionimin e stacionit të pompimit (STP) të kompanisë, duke bërë që pompat të dalin jashtë funksionit.

“Si pasojë e kësaj ndërprerjeje, do të ketë mungesë të furnizimit me ujë për konsumatorët që furnizohen nga kjo pjesë e sistemit, përkatësisht në zonën e QMI-së, Janjevës me rrethinë, si dhe Gadimes me rrethinë”, thuhet në njoftimin e KRU “Prishtina”.

Kompania ka bërë të ditur se aktualisht nuk ka informacione lidhur me arsyen e ndërprerjes së energjisë elektrike.

“Sapo të kemi informacione të reja dhe të rikthehet furnizimi me energji, do t’ju njoftojmë me kohë”, ka njoftuar KRU “Prishtina”. /Telegrafi/

Lexo edhe

Met Gala 2027 ndryshon temën, veshjet e përditshme bëhen pjesë e ekspozitës së madhe të modës

Met Gala 2027 ndryshon temën, veshjet e përditshme bëhen pjesë e ekspozitës së madhe të modës

Kuvendi mblidhet të enjten, në rend dite mocioni për energjinë elektrike

Kuvendi mblidhet të enjten, në rend dite mocioni për energjinë elektrike

Zjarr në bodrumin e QKMF-së në Gjakovë, intervenojnë zjarrfikësit

Zjarr në bodrumin e QKMF-së në Gjakovë, intervenojnë zjarrfikësit