LEX | Ish-kryeprokurori i Apelit Haxhi Dërguti dënohet me një vit burgim me kusht për moslajmërim të veprave penale

Ish-kryeprokurori i Prokurorisë së Apelit, Haxhi Dërguti, është dënuar me një vit burgim me kusht për veprën penale “Moslajmërimi i veprave penale apo kryerësve të tyre”.

Sponsor 3M Express

Rasti lidhet me një dosje për ushtrim të dyshuar ndikimi në një çështje përmbarimore, në të cilën, përveç Dërgutit, janë akuzuar edhe Hasan Morina, Liridon Fandaj dhe Sali Dakaj.

Siç ka raportuar më herët Gazeta Sinjali, Prokuroria e ngarkonte Dërgutin se nga tetori i vitit 2021 kishte qenë në dijeni për veprimet e dyshuara të të bashkakuzuarve, por nuk e kishte lajmëruar rastin tek organet kompetente.

Sipas aktakuzës, gjatë nëntorit të vitit 2019, Morina dhe Fandaj dyshohet se i kishin kërkuar Dakajt 300 mijë euro, duke i premtuar se do të ndikonin në vendimmarrjen e gjykatësit Latif Xhemajli lidhur me një lëndë përmbarimore.

Prokuroria pretendon se pagesa ishte paraparë të realizohej në dy pjesë: 150 mijë euro menjëherë dhe pjesa tjetër para përfundimit të lëndës në Gjykatën e Apelit.

Sipas dosjes së akuzës, më 24 nëntor 2019, në parkingun e një restoranti në Prishtinë, Dakaj ia kishte dorëzuar Morinës 150 mijë euro, me qëllim të ushtrimit të ndikimit të paligjshëm për një vendim të favorshëm.

Procedura përmbarimore kishte të bënte me kompaninë “EXCOM” Sh.P.K., në cilësinë e debitorit, dhe ndërmarrjen “Çlirimi”, në pronësi të Dakajt, në cilësinë e kreditorit.

Shënim: Personat ndaj të cilëve procedura penale nuk ka përfunduar me vendim të formës së prerë konsiderohen të pafajshëm deri në vërtetimin e fajësisë sipas ligjit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Met Gala 2027 ndryshon temën, veshjet e përditshme bëhen pjesë e ekspozitës së madhe të modës

Met Gala 2027 ndryshon temën, veshjet e përditshme bëhen pjesë e ekspozitës së madhe të modës

Kuvendi mblidhet të enjten, në rend dite mocioni për energjinë elektrike

Kuvendi mblidhet të enjten, në rend dite mocioni për energjinë elektrike

Zjarr në bodrumin e QKMF-së në Gjakovë, intervenojnë zjarrfikësit

Zjarr në bodrumin e QKMF-së në Gjakovë, intervenojnë zjarrfikësit