Ndalohen punimet në dy objekte ndërtimi në Gjakovë

Ndalohen punimet në dy objekte ndërtimi në Gjakovë

Ndalohen punimet në dy objekte ndërtimi në Gjakovë

Inspektorati Qendror i Punës ka njoftuar se gjatë inspektimeve të realizuara në terren në dy objekte ndërtimi në komunën e Gjakovës, ka konstatuar parregullsi në zbatimin e masave për siguri dhe shëndet në punë.

Sponsor 3M Express

Sipas një njoftimi të këtij institucioni, për shkak të mungesës së masave të nevojshme për garantimin e sigurisë së punëtorëve, janë nxjerrë vendime për ndalimin e përkohshëm të punimeve në të dy objektet.

Në njoftim thuhet se ndalimi do të vlejë deri në eliminimin e parregullsive të evidentuara dhe krijimin e kushteve të sigurta për zhvillimin e punës.

“Inspektorati Qendror i Punës u bën thirrje të gjithë punëdhënësve që të respektojnë legjislacionin në fuqi për sigurinë dhe shëndetin në punë, me qëllim të parandalimit të aksidenteve dhe mbrojtjes së jetës dhe shëndetit të punëtorëve.”, thuhet në njoftim. /Klankosova.tv

Lexo edhe

“Shqiptarët më kanë motivuar”, Vishkulli kthehet nga Italia në Tiranë: S’jam penduar që mora pjesë në protestë

“Shqiptarët më kanë motivuar”, Vishkulli kthehet nga Italia në Tiranë: S’jam penduar që mora pjesë në protestë

Këshilli Kombëtar i Arteve nis punën, përcakton prioritetet

Këshilli Kombëtar i Arteve nis punën, përcakton prioritetet

Prokuroria i sekuestroi pasurinë 10 milionë euro një pronari kompanish farmaceutike

Prokuroria i sekuestroi pasurinë 10 milionë euro një pronari kompanish farmaceutike