Ndalohen dy persona për posedim të armëve, MPB: Vijojnë kallëzimet penale

Ndalohen dy persona për posedim të armëve, MPB: Vijojnë kallëzimet penale

Ndalohen dy persona për posedim të armëve, MPB: Vijojnë kallëzimet penale

MPB Maqedoni njofton se dje (05.11.2026), në orën 16:30, në rrugën “Finska” në Shkup, në një objekt hotelierik, zyrtarë policorë të Njësisë së Policisë Intervenuese pranë SPB Shkup e kanë privuar nga liria E.O. (37) nga Shkupi, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale sipas nenit 396 të Kodit Penal. Gjatë kontrollit tek ai është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë.

Sponsor 3M Express

Gjithashtu, gjatë ditës së djeshme, zyrtarë policorë nga SPB Shkup e kanë privuar nga liria Z.I. (64) nga Shkupi, në zonën e Qendrës, duke vepruar pas denoncimit paraprak se me armë zjarri i kishte bërë kërcënime një personi. Pas verifikimeve të kryera dhe kontrollit në terren, ishte gjetur dhe sekuestruar një pistoletë dhe një karikator me fishekë, ndërsa gjatë kontrollit të automjetit të udhëtarëve „Ford“ ishin gjetur dhe sekuestruar edhe një karikator shtesë për pistoletë dhe fishekë.

“Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të vijojnë kallëzime përkatëse”, thonë nga MPB.

Lexo edhe

Feminizmi bëhet temë diskutimi mes Zojës dhe Arlindës në BBVK5 (VIDEO)

Feminizmi bëhet temë diskutimi mes Zojës dhe Arlindës në BBVK5 (VIDEO)

Gjenerata e 63-të e Policisë së Kosovës

Gjenerata e 63-të e Policisë së Kosovës

Trump: Shtetet që përqafojnë Super Inteligjencën do të bëhen të pasura

Trump: Shtetet që përqafojnë Super Inteligjencën do të bëhen të pasura