Ka ndërruar jetë kirurgu pejan, Dr. Sefedin Burri.

Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur Spitali i Përgjithshëm në Pejë, përmes një njoftimi, ku ka shprehur dhimbjen për humbjen e mjekut që la gjurmë në shërbimin shëndetësor të këtij institucioni.
Në njoftim, Spitali e ka vlerësuar Dr. Sefedin Burrin si profesionist të përkushtuar, i cili me dijen, punën dhe angazhimin e tij dha kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e institucionit.
Veçanërisht është theksuar kontributi i tij në periudhën e pasluftës, kur Spitali i Pejës po kalonte procesin e rindërtimit dhe të ngritjes së kapaciteteve.
“Dr. Sefa ishte një profesionist i përkushtuar, i cili me punën, dijen dhe angazhimin e tij la gjurmë të pashlyeshme në shërbimin shëndetësor të Spitalit të Përgjithshëm në Pejë”, thuhet në njoftim.
Në fund, kolektivi i Spitalit të Përgjithshëm në Pejë i ka shprehur ngushëllime familjes së të ndjerit, kolegëve, miqve dhe të gjithë atyre që e kanë njohur.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali





