Drejtori i Ndërmarrjes Publike Lokale “Tregu” në Gjilan, Bajram Isufi, ka ndërruar jetë të premten, më 6 nëntor 2026.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, përmes një postimi në Facebook, duke e cilësuar si një lajm të trishtë.
Hyseni ka theksuar se Isufi do të kujtohet për përkushtimin dhe kontributin e tij për Gjilanin, që nga angazhimi në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e deri te puna në institucionet lokale.
Ai kishte shërbyer si drejtor i Bujqësisë dhe Pylltarisë, ndërsa së fundmi ishte në krye të Ndërmarrjes Publike Lokale “Tregu”.
“Ai ishte shembull i atdhedashurisë, punës, korrektësisë dhe respektit për çdo qytetar e koleg. Humbja e tij është një goditje jo vetëm për familjen, por edhe për institucionet tona dhe të gjithë ata që patën fatin ta njohin e të punojnë me të”, ka shkruar Hyseni.
Kryetari i Gjilanit u ka shprehur ngushëllime familjes Isufi, bashkëluftëtarëve dhe kolegëve të të ndjerit.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali




