Ndahet nga jeta aktori dhe regjisori shqiptar, Gjergj Mena

Ndahet nga jeta aktori dhe regjisori shqiptar, Gjergj Mena

Ndahet nga jeta aktori dhe regjisori shqiptar, Gjergj Mena

Aktori dhe regjisori shqiptar, Gjergj Mena, është ndarë nga jeta ndërsa lajmi është bërë i ditur nga Teatri Kombëtar i Shqipërisë përmes një postimi në Facebook.

Sponsor 3M Express

Në mesazhin e publikuar, institucioni ka shprehur dhimbjen për humbjen e artistit, të cilin e kujton si mik, koleg dhe bashkëpunëtor të dashur.

Mena ishte pjesë e familjes së Teatrit Kombëtar, ku kontribuoi si aktor në disa prej shfaqjeve teatrale.

Krahas angazhimit në skenë, ai kishte mbajtur edhe pozitën e Drejtorit Artistik të TK RIN ART.

Teatri Kombëtar ka theksuar se me të kanë ndarë skenën, projekte të ndryshme, ide dhe dashurinë për artin e teatrit, duke vlerësuar kontributin e tij në jetën artistike të institucionit.

“Do të na mungojë si artist, si koleg dhe si mik. Kujtimi i tij dhe gjurma që la në skenën tonë do të mbeten gjithmonë me ne”, thuhet në mesazhin e tyre.

Në fund të reagimit, Teatri Kombëtar ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen, miqtë dhe komunitetin artistik, duke e përcjellë me fjalët: “Lamtumirë, Gjergj! Do të na mungosh”. /Telegrafi/

Lexo edhe

Publikohet lista e 26 të nominuarve për formacionin ideal botëror të FIFPRO-s

Publikohet lista e 26 të nominuarve për formacionin ideal botëror të FIFPRO-s

Dita e gjashtë e protestave në Prishtinë, kërkohet drejtësi për Arlinda Zekajn

Dita e gjashtë e protestave në Prishtinë, kërkohet drejtësi për Arlinda Zekajn

Vrasja e Arlinda Zekajt, kërkohet dorëheqja e Sveçlës dhe Gërvallës: Nuk mund të ketë standarde të dyfishta

Vrasja e Arlinda Zekajt, kërkohet dorëheqja e Sveçlës dhe Gërvallës: Nuk mund të ketë standarde të dyfishta