Nagavci flet për Ligjin për Specialen: Po diskutojmë me PDK-në për të gjetur pajtueshmëri

Nagavci flet për Ligjin për Specialen: Po diskutojmë me PDK-në për të gjetur pajtueshmëri

Nagavci flet për Ligjin për Specialen: Po diskutojmë me PDK-në për të gjetur pajtueshmëri

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka bërë të ditur se seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës do të mbahet të enjten, duke filluar nga ora 10:00.

Sponsor 3M Express

Ajo ka njoftuar se, përveç pikave të rregullta të rendit të ditës, deputetët do të shqyrtojnë edhe katër marrëveshje ndërkombëtare që kanë kaluar sot në Komisionin për Legjislacion dhe që lidhen me fushën e drejtësisë.

Pas shqyrtimit të këtyre marrëveshjeve,, do të mbahet edhe interpelanca me ministrin e Shëndetësisë, e iniciuar nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK).

Nagavci është pyetur edhe për kthimin e projektligjit për Dhomat e Specializuara në Kuvend nga presidentja e Kosovës.

Ajo ka bërë të ditur se Lëvizja Vetëvendosje është duke zhvilluar diskutime me PDK-në, si parti iniciuese e këtij projektligji, për të gjetur një pajtueshmëri lidhur me hapat e mëtejmë.

Nagavci ka thënë se nuk është në interes të krijohet një situatë e re përplasjeje ndërmjet presidentes dhe Kuvendit, ndërsa ka theksuar se për çështjet përmbajtjesore pret të arrihet pajtueshmëri.

“Ne jemi duke diskutuar me PDK-në, si partia iniciuese, dhe e kemi bërë të qartë se nuk është mirë të krijojmë një situatë të re mes presidentes dhe Kuvendit. Sa u përket çështjeve përmbajtjesore, besoj se do të arrijmë një pajtueshmëri”, ka deklaruar ajo.

Ajo ka përmendur edhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese, duke theksuar se ekziston një aktgjykim për këtë çështje, si dhe dy raste të tjera që, sipas saj, e bëjnë të qartë se ligji nuk mund të amandamentohet.

“Ne e kemi të qartë se tashmë ka një aktgjykim të Kushtetueses dhe ka edhe dy raste të tjera që e bëjnë të qartë se ligji nuk mund të amandamentohet”, ka thënë Nagavci. /Telegrafi/

Lexo edhe

Miratohen katër projektligje për bashkëpunimin juridik me Suedinë dhe Belgjikën

Miratohen katër projektligje për bashkëpunimin juridik me Suedinë dhe Belgjikën

FIFA ende s’ka dhënë dritën e gjelbër për Rexhepin, Shala zbulon detajet

FIFA ende s’ka dhënë dritën e gjelbër për Rexhepin, Shala zbulon detajet

Raporti i Progresit, Lushaku-Sadriu thotë se këtë javë pritet të mbahet seancë e jashtëzakonshme

Raporti i Progresit, Lushaku-Sadriu thotë se këtë javë pritet të mbahet seancë e jashtëzakonshme

Nagavci flet për Ligjin për Specialen: Po diskutojmë me PDK-në për të gjetur pajtueshmëri | Momenti