Ballkani ndërpren bashkëpunimin me Sami Sermaxhajn

Ballkani ndërpren bashkëpunimin me Sami Sermaxhajn

Ballkani ndërpren bashkëpunimin me Sami Sermaxhajn

Klubi nga Suheraka, Ballkani ka konfirmuar ndërprerjen e bashkëpunimit me trajnerin Sami Sermaxhaj.

Sponsor 3M Express

Humbja e fundit nga Feronikeli ’74 duket se ka qenë “goditje finale” për të ardhmen e trajnerit.

Ballkani përmes një komunikate zyrtare ka informuar të gjithë se Sermaxhaj nuk është më në krye të klubit.

“Me marrëveshje të dyanshme, FC Ballkani dhe trajneri Sami Sermaxhaj kanë vendosur të ndërpresin bashkëpunimin.

Klubi e falënderon trajnerin për angazhimin, profesionalizmin dhe kontributin e dhënë gjatë periudhës së bashkëpunimit.

Samiut i urojmë shëndet dhe shumë suksese në vazhdim të karrierës së tij”, thuhet në komunikatë.

Aktualisht Ballkani zë pozitën e pestë në kampionatin kosovar me 19 pikë, plot 13 nën liderin, Prishtina./Telegrafi/

Lexo edhe

“Raport alarmant që dëshmon dështimet e Qeverisë” – LDK kërkon seancë të jashtëzakonshme për gjetjet e BE-së

“Raport alarmant që dëshmon dështimet e Qeverisë” – LDK kërkon seancë të jashtëzakonshme për gjetjet e BE-së

Lushaku paralajmëron seancë të jashtëzakonshme për Raportin e BE-së

Lushaku paralajmëron seancë të jashtëzakonshme për Raportin e BE-së

Shiroka Pula takohet me Rrjetin e Grave të Kosovës, diskutojnë parandalimin e femicidit

Shiroka Pula takohet me Rrjetin e Grave të Kosovës, diskutojnë parandalimin e femicidit