Musmurati e fton në debat publik ministrin Muratin për çështjen e mbeturinave

Musmurati e fton në debat publik ministrin Muratin për çështjen e mbeturinave

Musmurati e fton në debat publik ministrin Muratin për çështjen e mbeturinave

Nënkryetarja e Prishtinës, Besianë Musmurati, i ka bërë thirrje publike ministrit të Financave, Hekuran Murati, që të përballet në debat publik lidhur me projektin për përmirësimin e sistemit të menaxhimit të mbeturinave në kryeqytet.

Në konferencën për media, Musmurati ka deklaruar se Kompania Rajonale e Pastrimit “Pastrimi”, Komuna e Prishtinës dhe Banka Gjermane për Zhvillim (KfW) janë në një linjë dhe se sipas saj të gjitha obligimet nga këto palë janë përmbushur.

Sponsor 3M Express

Ajo ka theksuar se e vetmja vërejtje në këtë proces ka të bëjë me Ministrinë e Financave, e cila ende nuk e ka nënshkruar marrëveshjen e kredisë për realizimin e projektit.

“Kompania ‘Pastrimi’, Komuna e Prishtinës dhe KFW-ja gjermane jemi të gjitha në një linjë. Ne i kemi kryer të gjitha obligimet tona. Nuk ka asnjë vërejtje nga KFW-ja, as për komunën, as për pastrimin. Vërejtja e vetme nga KPF-ja është për Ministrinë e Financave që nuk po e nënshkruan kredinë”, ka shtuar Musmurati.

Nënkryetarja e Prishtinës i është drejtuar drejtpërdrejt ministrit Hekuran Murati duke e ftuar në debat politik për të diskutuar publikisht këtë çështje, të cilën e ka cilësuar si një nga temat kryesore që po i shqetëson qytetarët e Prishtinës.

“E ftoj ministrin në debat politik, kudo dhe kurdo që do, për t’u ballafaquar për këtë temë, sepse me të vërtetë është tema kryesore sot për gjithë qytetarët e Prishtinës. Qytetarët e Prishtinës nuk e meritojnë një trajtim të tillë. Ajo është e pafalshme nëse nuk gaboj, por jetojnë, po besoj që jetojnë qytetarët e Prishtinës. Dhe ai duhet në raport me përgjithësinë, si ministër i Financave, të flasë për të gjithë qytetarët e kësaj pjese”, ka theksuar ajo./EO

Burimi: Dukagjini

Lexo edhe

U lënduan policë e ushtarë, aktakuzë ndaj një personi për sulmin ndaj KFOR’it në Zveçan

U lënduan policë e ushtarë, aktakuzë ndaj një personi për sulmin ndaj KFOR’it në Zveçan

Ankandi i orëve të rralla në Gjenevë mbledh afro 48 milionë franga zvicerane

Ankandi i orëve të rralla në Gjenevë mbledh afro 48 milionë franga zvicerane

Barcelona kërkon mbrojtës me buxhet minimal, Inteligjenca Artificiale ia propozon gjashtë emra të njohur

Barcelona kërkon mbrojtës me buxhet minimal, Inteligjenca Artificiale ia propozon gjashtë emra të njohur