Musliu paraqet tri kërkesa për institucionet pas rastit të Arlinda Zekajt

Musliu paraqet tri kërkesa për institucionet pas rastit të Arlinda Zekajt

Musliu paraqet tri kërkesa për institucionet pas rastit të Arlinda Zekajt

Në seancën e sotme të Kuvendit, Musliu kërkoi që drejtori i policisë të raportojë për rastin, duke thënë se kërkesa e saj për ta ftuar atë në Komisionin për Çështje të Sigurisë ishte kundërshtuar nga anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje.

“Të kërkosh raportim nuk do të thotë ta shpallësh dikë fajtor pa hetim. Do të thotë të kërkosh transparencë, përgjigje dhe përgjegjësi për çdo veprim apo mosveprim që mund të ketë ndikuar në këtë fatalitet”, deklaroi Musliu.

Sponsor 3M Express

Ajo paraqiti tri kërkesa për institucionet: rishikimin urgjent të rasteve me rrezik të lartë, specializimin e ekipeve policore për vlerësimin e rrezikut dhe reformën ligjore e buxhetore për mbrojtjen e grave.

Musliu kërkoi koordinim mes Policisë, Prokurorisë dhe shërbimeve sociale për identifikimin e grave në rrezik, si dhe zbatim praktik të urdhrave të mbrojtjes.

“Çdo zyrtar shtetëror — polic, prokuror, gjyqtar apo punëtor social — që neglizhon sinjalet e dhunës duhet të përballet me shkarkim të menjëhershëm dhe ndjekje penale”, tha ajo.

Deputetja e PDK-së kërkoi edhe financim të qëndrueshëm për strehimoret, duke theksuar se gratë që largohen nga dhuna nuk duhet të detyrohen të zgjedhin ndërmjet sigurisë dhe mbijetesës ekonomike.

“Vrasja e Arlinda Zekaj nuk është thjesht një tragjedi familjare. Ajo është dëshmia më e dhimbshme e dështimit të sistemit tonë”, u shpreh Musliu.

Në përfundim të fjalimit të deputetes Musliu, kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, u pajtua me deklarimet e deputetes.

“Pajtohem plotësisht”, tha Haxhiu.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Kryeprokurori Gashi konfirmon raportimin e Sinjalit për rekomandimin e suspendimit të Vuçetajt dhe Gacaferrit

Kryeprokurori Gashi konfirmon raportimin e Sinjalit për rekomandimin e suspendimit të Vuçetajt dhe Gacaferrit

Vance i dërgon letër Iranit, kushti i Trump për të shmangur sulmin e ri ushtarak

Vance i dërgon letër Iranit, kushti i Trump për të shmangur sulmin e ri ushtarak

Rasti i Arlindës, Kryeprokurori rekomandon suspendimin e Vuçetajt dhe Gacaferrit

Rasti i Arlindës, Kryeprokurori rekomandon suspendimin e Vuçetajt dhe Gacaferrit