Musliu kërkon përgjegjësi për rastin në Pejë: Fjalët pa veprime konkrete nuk e shpëtojnë askënd

Musliu kërkon përgjegjësi për rastin në Pejë: Fjalët pa veprime konkrete nuk e shpëtojnë askënd

Musliu kërkon përgjegjësi për rastin në Pejë: Fjalët pa veprime konkrete nuk e shpëtojnë askënd

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas rastit tragjik në Vitomiricë të Pejës, duke kërkuar përgjegjësi për çdo neglizhencë të mundshme dhe masa konkrete për parandalimin e rasteve të tilla.

Sponsor 3M Express

Në reagimin e saj në Facebook, Musliu ka theksuar se shoqëria nuk duhet të mjaftohet vetëm me vajtimin e viktimave dhe dënimin e krimeve, por duhet të angazhohet më shumë për mbrojtjen e qytetarëve dhe parandalimin e dhunës.

“Por, sa herë që vritet një grua, nuk mjafton vetëm ta dënojmë krimin, të shprehim keqardhje dhe të vazhdojmë tutje sikur asgjë të mos ketë ndodhur.

Sot duhet ta pyesim veten: Çfarë nuk funksionoi? Çfarë mund të parandalohej? Dhe çfarë duhet të bëjmë ndryshe që të mos kemi viktimën e radhës? Sepse reagimi pas vrasjes është i domosdoshëm, por parandalimi është përgjegjësi dhe domosdoshmëri. Nuk duhet të mësohemi me vrasjet. Nuk duhet ta normalizojmë dhunën. Dhe nuk duhet të presim tragjedinë e radhës për ta kuptuar se fjalët, pa veprime konkrete, nuk e shpëtojnë askënd.  Sot duke kërkuar përgjegjësi të plotë nga secili qe mund të këtë neglizhu këtë rast dhe denim maksimal për vrasesin:Me dhimbje të thellë shpreh ngushëllimet e mia për fëmijën dhe familjen e viktimës në Vitomiricë të Pejës. Në këto momente të rënda, u shpreh solidaritetin tim të sinqertë duke u dëshiruar forcë për ta përballuar këtë humbje të pariparueshme”, shkroi mes tjerash Musliu./Klankosova.tv

Lexo edhe

Gazetarja Ahmeti: Ka mosfunksionim të zinxhirit komandues të institucioneve në rastin e Arlinda Zekajt

Gazetarja Ahmeti: Ka mosfunksionim të zinxhirit komandues të institucioneve në rastin e Arlinda Zekajt

Uran Ismaili: Arlindës ia braktisëm shpresën e fundit si shtet

Uran Ismaili: Arlindës ia braktisëm shpresën e fundit si shtet

Aksioni për rastin e Arlinda Zekajt, QIKA: Ngjyra e kuqe është akuzë, shteti duhet të japë llogari

Aksioni për rastin e Arlinda Zekajt, QIKA: Ngjyra e kuqe është akuzë, shteti duhet të japë llogari

Musliu kërkon përgjegjësi për rastin në Pejë: Fjalët pa veprime konkrete nuk e shpëtojnë askënd | Momenti