Muriqi flet pas golit vendimtar, zbulon mesazhin që trajneri Emre ua dha futbollistëve

Muriqi flet pas golit vendimtar, zbulon mesazhin që trajneri Emre ua dha futbollistëve

Muriqi flet pas golit vendimtar, zbulon mesazhin që trajneri Emre ua dha futbollistëve

Vedat Muriqi ka reaguar pas fitores së Fenerbahçes ndaj Shakhtar Donetskut, në një ndeshje ku sulmuesi kosovar vendosi fatin e takimit, duke shënuar golin e vetëm dhe duke i siguruar skuadrës së tij tri pikë të rëndësishme.

Sponsor 3M Express

Pas përfundimit të ndeshjes, Muriqi nuk e fshehu kënaqësinë për triumfin, të cilin e vlerësoi si vendimtar për objektivin e Fenerbahçes në Ligën e Kampionëve.

“Jam shumë i lumtur. Arritëm një fitore vërtet të vlefshme. Kjo ndeshje ishte jetike për të kaluar në raundin tjetër në Ligën e Kampionëve. Morëm tri pikë vendimtare”, deklaroi Muriqi.

Sulmuesi kosovar pati edhe fjalë miradije për tifozët, të cilët krijuan një atmosferë të jashtëzakonshme në stadium, duke bërë që futbollistët të ndiheshin sikur po luanin në shtëpi.

“Sot kishte një turmë të mrekullueshme, na u duk sikur po luanim në Kadıköy. I falënderoj sinqerisht të gjithë”, shtoi ai.

Muriqi foli edhe për punën me trajnerin Emre Belözoğlu, duke zbuluar mesazhin motivues që tekniku ua kishte përcjellë futbollistëve pas barazimit zhgënjyes ndaj Kocaelisporit.

“Patëm një barazim të pafat kundër Kocaelisporit. Nuk e nisëm mirë, por u rikuperuam më vonë dhe pësuam dy gola nga goditjet standarde. Pas ndeshjes, trajneri Emre na tha: ‘Mbani kokën lart, do të përmirësohemi’”, tregoi sulmuesi.

Në fund, futbollisti kosovar theksoi se skuadrës i nevojitet kohë për t’u përmirësuar, por u shpreh i bindur se puna e vazhdueshme do të sjellë rezultate pozitive.

“Ne punuam me trajnerin Emre për një kohë të shkurtër. Do të përmirësohemi. Do të vazhdojmë të punojmë”, përfundoi Muriqi.

Me golin e shënuar ndaj Shakhtar Donetskut, Muriqi u bë protagonist i fitores së Fenerbahçes, duke i dhënë skuadrës së tij tri pikë me rëndësi në garën për kalimin në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Bora e madhe paralizon trafikun në Slloveni, mbyllet një autostradë kryesore

Bora e madhe paralizon trafikun në Slloveni, mbyllet një autostradë kryesore

Jashari dekorohet me medaljen “Nderi i Forcave të Armatosura” në Shqipëri

Jashari dekorohet me medaljen “Nderi i Forcave të Armatosura” në Shqipëri

Lapidari i Jakup Krasniqit merr jetë në Negroc, Altin Krasniqi: Drejtësia do të triumfojë (VIDEO)

Lapidari i Jakup Krasniqit merr jetë në Negroc, Altin Krasniqi: Drejtësia do të triumfojë (VIDEO)

Muriqi flet pas golit vendimtar, zbulon mesazhin që trajneri Emre ua dha futbollistëve | Momenti