Real Madridi ka marrë një goditje të rëndë në prag të El Clásicos ndaj Barcelonës, pasi portieri Thibaut Courtois është përjashtuar nga ndeshja për shkak të gripit.

Portieri belg do të mungojë në përballjen e kësaj të diele mes dy gjigantëve spanjollë, e vlefshme për xhiron e 10-të të La Ligës.
Courtois pritej të ishte titullar në këtë ndeshje, por sëmundja e detyroi të largohej nga planet e madrilenëve në momentet e fundit.
Për ta zëvendësuar atë, Real Madridi ka ftuar portierin ukrainas Ilya Voloshyn, i cili do t’i bashkohet skuadrës për këtë përballje.
Mungesa e Courtois është një goditje për trajnerin e Real Madridit, pasi belgu është një nga lojtarët kryesorë të skuadrës dhe një figurë e rëndësishme mes shtyllave.
Deri më tani, klubi madrilen nuk ka dhënë detaje të tjera për gjendjen e tij shëndetësore apo kohëzgjatjen e mungesës.
Ndërkohë, Andriy Lunin pritet të jetë titullar derisa sfida e zjarrtë do të fillojë nga ora 21:00 në “Camp Nou”./Telegrafi/




