‘Mrekullia në Misisipi’ – Të gjithë pasagjerët shpëtohen pas përplasjes së një anijeje turistike

‘Mrekullia në Misisipi’ – Të gjithë pasagjerët shpëtohen pas përplasjes së një anijeje turistike

‘Mrekullia në Misisipi’ – Të gjithë pasagjerët shpëtohen pas përplasjes së një anijeje turistike

Rreth 130 persona janë shpëtuar pas një përplasjeje mes një anijeje turistike dhe një tankeri në lumin Mississippi, në New Orleans të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Sponsor 3M Express

Sipas BBC-së, anija e kruzerit “American Heritage” u godit nga anije transportuese “Atlantic Asphalt”, duke përfunduar e anuar në njërën anë të lumit.

Në momentin e aksidentit, në bordin e anijes ndodheshin rreth 129 pasagjerë, përveç anëtarëve të ekuipazhit. Pas përplasjes, anija filloi të marrë ujë dhe të anohej, ndërsa pasagjerët nisën të largoheshin me urgjencë.

Në operacionin e shpëtimit u përfshinë ekipet e emergjencës, policia, operatorët e rimorkiatorëve dhe Roja Bregdetare amerikane. Si pasojë e incidentit, 32 persona u dërguan në spital me lëndime të lehta. Autoritetet konfirmuan se nuk ka asnjë person të zhdukur.

Kryetarja e Bashkisë së New Orleansit, Helena Moreno, e cilësoi ngjarjen si një “mrekulli në Mississippi”, duke vlerësuar reagimin e shpejtë të ekipeve të shpëtimit.

“Ne nuk kemi asnjë person të zhdukur, gjë që është vërtet një mrekulli në Mississippi”, deklaroi Moreno.

Ndërkohë, kapitenia e Rojës Bregdetare amerikane, Melanie Burnham, bëri të ditur se një nga dyshimet fillestare lidhet me një problem të mundshëm në sistemin e drejtimit të anijes.

Shkaku i saktë i përplasjes mbetet nën hetime. Ndërkohë, autoritetet kanë mbyllur përkohësisht një pjesë të lumit Mississippi gjatë operacionit të kërkim-shpëtimit.

Anija “American Heritage”, e ndërtuar në vitin 2015, mund të transportojë deri në 150 mysafirë dhe po përfundonte një udhëtim tetëditor në destinacione përgjatë lumit Mississippi, në Luiziana dhe Misisipi.

Lexo edhe

Pas më shumë se 24 orësh kaos, Microsoft rikthen funksionimin e plotë të shërbimeve në mbarë botën

Pas më shumë se 24 orësh kaos, Microsoft rikthen funksionimin e plotë të shërbimeve në mbarë botën

Arrestohet një i dyshuar në Gjakovë, në shtëpi kishte substanca narkotike

Arrestohet një i dyshuar në Gjakovë, në shtëpi kishte substanca narkotike

Juventusi rrit kapitalin e klubit

Juventusi rrit kapitalin e klubit