Inteligjenca Artificiale zbulon qindra teorema të fshehura në shënimet e matematikanit gjenial Kurt Gödel

Inteligjenca Artificiale zbulon qindra teorema të fshehura në shënimet e matematikanit gjenial Kurt Gödel

Inteligjenca Artificiale zbulon qindra teorema të fshehura në shënimet e matematikanit gjenial Kurt Gödel

Brenda pak ditësh, IA-ja analizoi të gjithë materialin dhe prodhoi një shpjegim prej 650 faqesh, duke lidhur të gjitha pjesët në një të tërë – një punë që logjicieni finlandez Jan von Plato nga Universiteti i Helsinkit e cilësoi si „të pamundur për qeniet njerëzore“.

Sponsor 3M Express

Me ndihmën e Inteligjencës Artificiale, studiuesit kanë arritur të deshifrojnë shënimet e pabotura të logjicienit të famshëm austriak, Kurt Gödel, duke zbuluar se ai kishte provuar qindra teorema të panjohura dekada përpara se këtë ta kuptonin matematikanë të tjerë, raporton gazeta britanike „The Guardian“.

Që nga viti 2017, logjicieni finlandez Jan von Plato në Universitetin e Helsinkit ka punuar për të kuptuar 16 fletore të Gödel nga fillimi i viteve 1940, të cilat përmbajnë 1009 faqe të shkruara me një shkrim të vjetër gjerman. Ndërsa përparimi njerëzor ecte me ritmin e vetëm një faqeje në javë, në shtator profesori vendosi të përdorte modelin e Inteligjencës Artificiale „Claude“. Brenda pak ditësh, IA-ja analizoi të gjithë materialin dhe prodhoi një shpjegim prej 650 faqesh, duke lidhur të gjitha pjesët në një të tërë – një punë që von Plato e cilësoi si „të pamundur për qeniet njerëzore“, transmeton Telegrafi.

Analiza zbuloi 663 teorema të reja, nga të cilat rreth 400 u verifikuan si plotësisht të sakta përmes programit kompjuterik „Coq“, ndërsa 200 të tjera u korrigjuan lehtësisht. Mes tyre u gjet edhe prova pothuajse e plotë për pavarësinë e „aksiomës së zgjedhjes“, për të cilën Gödel kishte pretenduar në vitin 1966 se e kishte zgjidhur dekada më parë, por nuk kishte arritur ta rindërtonte. Po ashtu, shënimet përmbajnë mbi një duzinë temash të reja në logjikë që nuk janë hulumtuar kurrë në më shumë se 80 vitet e fundit.

Kurt Gödel, i cili iku nga Austria e pushtuar nga nazistët në SHBA ku u miqësua ngushtë me Albert Einstein, transformoi matematikën në vitin 1931 me teoremat e tij të paplotësisë, duke i hapur rrugë epokës digjitale dhe teorisë moderne të kompjuterëve. Ndërsa zbulimi është cilësuar si i jashtëzakonshëm, ekspertë të tjerë të fushës vënë në dukje se historianëve të shkencës u mbetet tani detyra për të ndarë saktësisht se sa prej këtyre rindërtimeve i përkasin vetë Gödelit dhe sa janë kontribut i Inteligjencës Artificiale./Telegrafi/

Lexo edhe

Pëlcitja e gypit në Hajvali, ndërpritet furnizimi me ujë në disa zona të Prishtinës

Pëlcitja e gypit në Hajvali, ndërpritet furnizimi me ujë në disa zona të Prishtinës

OBRM-PDUKM: Alta Banka nuk ka ndalim nga Banka Qendrore Evropiane, LSDM po gënjen dhe po përhap panik

OBRM-PDUKM: Alta Banka nuk ka ndalim nga Banka Qendrore Evropiane, LSDM po gënjen dhe po përhap panik

Pas më shumë se 24 orësh kaos, Microsoft rikthen funksionimin e plotë të shërbimeve në mbarë botën

Pas më shumë se 24 orësh kaos, Microsoft rikthen funksionimin e plotë të shërbimeve në mbarë botën

Inteligjenca Artificiale zbulon qindra teorema të fshehura në shënimet e matematikanit gjenial Kurt Gödel | Momenti