MPB: Sekuestrohen rrjeta peshkimi me 239 copë peshq të llojit troftë e Ohrit

MPB: Sekuestrohen rrjeta peshkimi me 239 copë peshq të llojit troftë e Ohrit

MPB: Sekuestrohen rrjeta peshkimi me 239 copë peshq të llojit troftë e Ohrit

MPB Maqedoni njofton se gjatë patrullimeve kontrolluese në ujërat e Liqenit të Ohrit, të realizuara më 15.11.2026, në afërsi të fshatit Peshtan të Ohrit, nëpunës policorë të Stacionit Policor për Mbikëqyrje Kufitare „Liqeni i Ohrit“, pranë Qendrës Rajonale „Perëndim“, kanë gjetur rrjeta peshkimi me gjatësi prej rreth 100 metrash.

Sponsor 3M Express

Siç thonë nga MPB, me rrjetat janë peshkuar 239 copë peshq troftë e Ohrit dhe peshq të një lloji tjetër, me peshë të përgjithshme prej 24 kilogramësh e 550 gramësh, si dhe disa pajisje të ndryshme për peshkim.

“Me udhëzime të prokurorit publik, të njëjtat janë sekuestruar për procedurë të mëtejshme, pas së cilës është njoftuar inspektori kompetent i peshkimit pranë Inspektoratit Shtetëror të Bujqësisë”, thonë nga MPB.

Lexo edhe

Apple përballet me ndërprerje të gjerë, probleme me App Store, Apple Music dhe iCloud

Apple përballet me ndërprerje të gjerë, probleme me App Store, Apple Music dhe iCloud

Pitja me mish që del gjithmonë e shijshme: Tre përbërës që ia përmirësojnë shijen dhe butësinë

Pitja me mish që del gjithmonë e shijshme: Tre përbërës që ia përmirësojnë shijen dhe butësinë

Publikohet formacioni zyrtar i ‘Dardanëve’, ndryshime në disa reparte

Publikohet formacioni zyrtar i ‘Dardanëve’, ndryshime në disa reparte