MPB-ja kryen kontrolle në “Makstil”, heton dyshimet për krim ekologjik

MPB-ja kryen kontrolle në “Makstil”, heton dyshimet për krim ekologjik

MPB-ja kryen kontrolle në “Makstil”, heton dyshimet për krim ekologjik

Policia mëngjesin e sotëm ka hyrë në fabrikën e çelikut “Makstil”, ku ka kontrolluar tokën dhe disa lëndë të para, për shkak të dyshimeve për krim ekologjik, konfirmuan nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Sponsor 3M Express

“Policia e Njësisë për Krime Ekonomike dhe Korrupsion pranë Sektorit për Punë të Brendshme në Shkup, pas marrjes së informacioneve operative dhe sigurimit të urdhrit nga prokurori publik i Prokurorisë Themelore Publike në Shkup, po kryen kontrolle dhe analiza të mostrave të dheut dhe të lëndëve të para. Veprimet po ndërmerren për të verifikuar dyshimet për kryerjen e mundshme të veprave penale në fushën e krimit ekologjik”, deklaroi zëdhënësi i MPB-së, Goce Andreevski.

Nga MPB nuk kanë dhënë më shumë hollësi mbi aksionin, duke theksuar se pas përfundimit të kontrollit do të njoftohet opinioni.

Lexo edhe

Manchester City merr goditje financiare, gjiganti amerikan tërhiqet nga marrëveshja prej 2 miliardë dollarësh

Manchester City merr goditje financiare, gjiganti amerikan tërhiqet nga marrëveshja prej 2 miliardë dollarësh

Abdixhiku: Me ndihma dhe pa investime nuk ndërtohet ekonomia e Kosovës

Abdixhiku: Me ndihma dhe pa investime nuk ndërtohet ekonomia e Kosovës

Lushtaku: Rritja e buxhetit nuk po përkthehet në mirëqenie për qytetarët

Lushtaku: Rritja e buxhetit nuk po përkthehet në mirëqenie për qytetarët