Rama i kundërpërgjigjet Kurtit për Lojërat Mesdhetare: Pagesat s’i keni kryer, email-at s’i keni kthyer

Pasi kryeministri Albin Kurti foli për Lojërat Mesdhetare 2030 dhe rrezikun e humbjes së organizimit të tyre nga Kosova, duke aluduar te kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, se nuk po e ka “kollaj” të shtyhet me dikë që “nuk bën mirë” dhe se bashkëpunimi s’është i mirë me Komunën e Prishtinës.

Sponsor 3M Express

Për këtë deklaratë ka reaguar Rama, i cili tha se arsyeja pse është anuluar takimi me Komitetin Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare është përgjegjësia e Qeverisë së Kurtit që s’i ka kryer pagesat, s’i ka dërguar emrat e delegacionit e s’i ka kthyer email-at.

Postimi i Ramës:

Kryeministër, paske provu me ia bartë Prishtinës fajin për dështimin potencial të “Lojërave Mesdhetare”!

Në komunikimin e fundit, “Komiteti Ndërkombëtar i Lojërave Mesdhetare” thotë se takimi është anulu për këto arsye!

  1. Pagesa s’është kry.
  2. Emrat e delegacionit s’janë dërgu.
  3. Nuk jeni përgjigjë në email-a.

Kush ka pasë me i bo këto?

  1. Qeveria.
  2. Qeveria.
  3. Qeveria.

Qikaq e thjeshtë është!

Burimi: Insajderi

Lexo edhe

BIK-u për Projektkodin Civil: Të hiqen dispozitat që cenojnë konceptin tradicional të familjes

BIK-u për Projektkodin Civil: Të hiqen dispozitat që cenojnë konceptin tradicional të familjes

Gazetarët që udhëtonin me presidentin Trump u urdhëruan të dorëzonin telefonat e tyre në bordin e Air Force One

Gazetarët që udhëtonin me presidentin Trump u urdhëruan të dorëzonin telefonat e tyre në bordin e Air Force One

Manchester City merr goditje financiare, gjiganti amerikan tërhiqet nga marrëveshja prej 2 miliardë dollarësh

Manchester City merr goditje financiare, gjiganti amerikan tërhiqet nga marrëveshja prej 2 miliardë dollarësh

Rama i kundërpërgjigjet Kurtit për Lojërat Mesdhetare: Pagesat s’i keni kryer, email-at s’i keni kthyer | Momenti