Mourinho: Mos i vendosni Realin dhe Barcelonën në të njëjtën situatë kur bëhet fjalë për gjyqtarët

Mourinho: Mos i vendosni Realin dhe Barcelonën në të njëjtën situatë kur bëhet fjalë për gjyqtarët

Mourinho: Mos i vendosni Realin dhe Barcelonën në të njëjtën situatë kur bëhet fjalë për gjyqtarët

Futbollisti i Villarrealit, Santi Comesana, ka kritikuar publikisht Barcelonën dhe Real Madridin, duke pretenduar se dy gjigantët e futbollit spanjoll përfitojnë nga vendimet e gjyqtarëve.

Sponsor 3M Express

Deklaratat e tij erdhën pas humbjes 3-2 të Villarrealit ndaj Barcelonës fundjavën e kaluar, ku mesfushori shprehu pakënaqësitë e tij për mënyrën se si gjyqtarët trajtojnë skuadrat e mëdha në La Liga.

Këtyre pretendimeve u është përgjigjur trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, i cili në konferencën për shtyp të së hënës e kritikoi Comesanën për përfshirjen e Realit në të njëjtin diskutim me Barcelonën.

“Ai ka amnezi. Ne fituam 1-0 kundër Villarrealit dhe Vinicius mori karton të kuq. Si mund të na vendosë neve dhe Barcelonën në të njëjtën situatë? Në rregull, le ta bëjë këtë, por të mos na vendosë në të njëjtën situatë kur bëhet fjalë për rastin Negreira”, deklaroi Mourinho.

telegrafi.com

Çfarë është rasti Negreira?

Rasti Negreira është një nga skandalet më të mëdha që ka tronditur futbollin spanjoll. Në qendër të tij janë pagesat që Barcelona i bëri për rreth 17 vjet, ish-zëvendëspresidentit të Komitetit Teknik të Arbitrave në Spanjë, Jose Maria Enriquez Negreira.

Klubi katalunas ka pranuar se ka kryer pagesa për raporte dhe shërbime këshilluese lidhur me arbitrimin, duke mohuar se ka paguar për të ndikuar në vendimet e gjyqtarëve.

Megjithatë, autoritetet gjyqësore spanjolle kanë hetuar nëse këto pagesa kishin për qëllim sigurimin e trajtimit të favorshëm nga gjyqtarët. Real Madridi, ndërkohë, ka qenë një nga klubet që ka kërkuar vazhdimisht sqarimin e plotë të këtij rasti.

telegrafi.com

Mourinho, përmes kësaj deklarate, bëri dallimin mes vendimeve të diskutueshme të arbitrave në ndeshje të veçanta dhe çështjes Negreira, duke kundërshtuar që Real Madridi të vendoset në të njëjtin kontekst me Barcelonën. /Telegrafi/

Lexo edhe

Konjufca takon homologët nga Greqia dhe Hungaria

Konjufca takon homologët nga Greqia dhe Hungaria

Shiroka Pula pret diplomatin e Luksemburgut, 50 milionë euro mbështetje për Kosovën

Shiroka Pula pret diplomatin e Luksemburgut, 50 milionë euro mbështetje për Kosovën

Në Shkodër sekuestrohen 170 kg drogë, 10 të arrestuar, zbulohet ambient nëntokësor për kultivimin e kanabisit

Në Shkodër sekuestrohen 170 kg drogë, 10 të arrestuar, zbulohet ambient nëntokësor për kultivimin e kanabisit