Mourinho e befasoi me një fotografi, Cucurella zbulon shakanë për tatuazhin e tij

Mourinho e befasoi me një fotografi, Cucurella zbulon shakanë për tatuazhin e tij

Mourinho e befasoi me një fotografi, Cucurella zbulon shakanë për tatuazhin e tij

Një shaka e Jose Mourinhos ka mbetur gjatë në kujtesën e Marc Cucurellas, i cili ka treguar se si trajneri portugez reagoi pasi ai bëri tatuazh në trup portretin e përzgjedhësit të Spanjës, Luis de la Fuente.

Sponsor 3M Express

Në një intervistë për COPE, mbrojtësi i Real Madridit rrëfeu se Mourinho i kishte dërguar një fotografi humoristike, në të cilën kishte vendosur fytyrën e tij mbi gjoksin e Cucurellas, aty ku futbollisti kishte tatuazhin, përcjell “Gazeta Express”.

“Mourinho më dërgoi një fotografi me gjoksin tim dhe fytyrën e tij të tatuazhuar”, tregoi Cucurella, duke konfirmuar njëkohësisht se nuk ka ndërmend të bëjë më tatuazhe.

Spanjolli foli edhe për raportin që ka me trajnerin e tij, duke theksuar se Mourinho është shumë më i afërt dhe më humoristik sesa mund të duket për publikun.

“Është njeri shumë i mirë, i pëlqen të flasë dhe të bëjë shaka. Megjithatë, ai është shefi dhe duhet të bëjmë atë që thotë”, u shpreh Cucurella.

Burimi: Insajderi

Lexo edhe

U lënduan policë e ushtarë, aktakuzë ndaj një personi për sulmin ndaj KFOR’it në Zveçan

U lënduan policë e ushtarë, aktakuzë ndaj një personi për sulmin ndaj KFOR’it në Zveçan

Ankandi i orëve të rralla në Gjenevë mbledh afro 48 milionë franga zvicerane

Ankandi i orëve të rralla në Gjenevë mbledh afro 48 milionë franga zvicerane

Barcelona kërkon mbrojtës me buxhet minimal, Inteligjenca Artificiale ia propozon gjashtë emra të njohur

Barcelona kërkon mbrojtës me buxhet minimal, Inteligjenca Artificiale ia propozon gjashtë emra të njohur