Moska zbut qëndrimin: Nuk do të diktojë pjesëmarrjen e përfaqësuesve evropianë në negociatat për Ukrainën

Moska ka sinjalizuar për herë të parë se nuk do ta kundërshtojë pjesëmarrjen e përfaqësuesve evropianë në negociatat për përfundimin e luftës në Ukrainë, duke hapur rrugën për përfshirjen e një delegacioni të Bashkimit Evropian në rundin e ardhshëm të bisedimeve.

Sponsor 3M Express

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, deklaroi se Rusia nuk ka ndërmend të përcaktojë se kush duhet ta përfaqësojë BE-në në tryezën e negociatave, ndonëse më herët kishte këmbëngulur se përfaqësuesit evropianë “nuk kanë punë” aty.

“Ne nuk mund dhe nuk duam të vendosim kushte për ekipin e tyre negociator. Kjo është mënyrë krejtësisht e gabuar për ta paraqitur çështjen”, tha Peskov për mediat lokale të shtunën.

Ai shtoi se Moska duhet fillimisht të zhvillojë bisedime me përfaqësuesit evropianë, për të kuptuar “në çfarë mase qëndrimi i tyre mund të kontribuojë në procesin e paqes”, transmeton Telegrafi.

Deklarata e fundit shënon një ndryshim të dukshëm në tonin e Rusisë ndaj Brukselit, pasi në muajt e fundit Moska kishte akuzuar vazhdimisht Evropën se po “zgjat luftën” dhe po “shton vuajtjet e njerëzve të zakonshëm” përmes mbështetjes që i jep Ukrainës.

Rusia nisi pushtimin e plotë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022.

Të martën, përfaqësuesit negociues të Shteteve të Bashkuara, Ukrainës dhe Rusisë zhvilluan bisedime trepalëshe në Abu Dhabi, ku përfaqësuesit evropianë nuk u përfshinë.

Disa ditë më vonë, të enjten, i dërguari amerikan Jared Kushner bëri të ditur se Rusia kishte rënë dakord që në rundin e ardhshëm të negociatave të përfshiheshin edhe përfaqësuesit evropianë.

Ndërkaq, liderët e BE-së ranë dakord të premten që Evropa të përfaqësohet nga Britania e Madhe, Franca, Gjermania, Italia, Polonia dhe institucionet e Bashkimit Evropian. /Telegrafi/

Lexo edhe

Tirana mbetet pa samitin e NATO-s në vitin 2027, Aleanca shkurton edhe takimet e ministrave – zbardhet riorganizimi

Moska kërkon ta kthejë NATO-n 29 vjet prapa – zbulohet dokumenti rus që synon të ndryshojë sigurinë e Evropës

Moska kërkon ta kthejë NATO-n 29 vjet prapa – zbulohet dokumenti rus që synon të ndryshojë sigurinë e Evropës

Moska zbut qëndrimin: Nuk do të diktojë pjesëmarrjen e përfaqësuesve evropianë në negociatat për Ukrainën | Momenti