Monika Salihu: Kulmi i suksesit në martesë është kur bashkëshortin e ke edhe shok (VIDEO)

Monika Salihu: Kulmi i suksesit në martesë është kur bashkëshortin e ke edhe shok (VIDEO)

Monika Salihu: Kulmi i suksesit në martesë është kur bashkëshortin e ke edhe shok (VIDEO)

Këngëtarja Monika Salihu ka ndarë detaje nga jeta e saj bashkëshortore dhe përvojat që kanë forcuar lidhjen me bashkëshortin, në një intervistë në emisionin “SOL” në Klan Kosova.

Sponsor 3M Express

Ajo ka treguar se tashmë kanë 12 vjet së bashku dhe se, sipas saj, sekreti i një martese të suksesshme nuk qëndron vetëm te dashuria, por edhe te miqësia, besimi dhe mirëkuptimi mes partnerëve.

“Kur me burrin tënd bëhesh shok, ai është kulmi i suksesit i një martese. Nuk e mban veç dashuria, sepse dashuria ka sfida të tjera. Kur vështirësitë i kalon bashkë, krijohet besimi dhe kuptoheni edhe në momentet më të vështira”, është shprehur Salihu, transmeton Klankosova.tv.

Këngëtarja ka zbuluar se çifti ka kaluar edhe periudha të vështira, veçanërisht gjatë gjashtë viteve kur bashkëshorti i saj jetonte në Gjermani, ndërsa ajo në Kosovë. Ajo ka përmendur edhe periudhën e pandemisë COVID-19, duke theksuar se kanë arritur t’i përballojnë së bashku këto sfida.

Salihu ka folur edhe për ndjenjën e të qenit nënë, duke e cilësuar ardhjen në jetë të fëmijëve si një nga ndryshimet dhe përjetimet më të mëdha në jetën e saj.

Ajo ka thënë se me ardhjen e fëmijëve ndryshon gjithçka, pasi ata bëhen qëllimi më i rëndësishëm në jetë.

“Është ndjenjë e jashtëzakonshme. Ki qëllime në jetë, qëllimet janë fëmijët. Dashuria më e madhe që ekziston. Nuk krahasohet me asnjë dashuri tjetër”, ka deklaruar këngëtarja në “SOL”.

Lexo edhe

Rama: Fantazma e së shkuarës po e pengon Beogradin, s’ka sinjale për hapje ndaj Kosovës

Rama: Fantazma e së shkuarës po e pengon Beogradin, s’ka sinjale për hapje ndaj Kosovës

Kurti pranon letër falënderimi nga bashkëkryetarët e socialdemokratëve zviceranë

Kurti pranon letër falënderimi nga bashkëkryetarët e socialdemokratëve zviceranë

Aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”, katër persona të lënduar

Aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”, katër persona të lënduar