Momenti që mori vëmendjen: Hysa dhe Kabayel bëjnë shqiponjën para duelit të madh

Momenti që mori vëmendjen: Hysa dhe Kabayel bëjnë shqiponjën para duelit të madh

Momenti që mori vëmendjen: Hysa dhe Kabayel bëjnë shqiponjën para duelit të madh

Nelson Hysa dhe Agit Kabayel kanë përfunduar matjet zyrtare para duelit të madh të së shtunës, por vëmendjen e kanë marrë edhe përtej peshoreve.

Sponsor 3M Express

Boksieri shqiptar dhe kampioni i botës në kategorinë e rëndë në versionin WBC, Agit Kabayel, kanë pozuar së bashku duke bërë simbolin e shqiponjës dykrenare me duar, në një moment që ka tërhequr vëmendjen para përballjes së shumëpritur.

Matjet zyrtare janë zhvilluar të premten, një ditë para duelit që do të mbahet më 28 nëntor në Merkur Spiel-Arena të Dyseldorfit, në Gjermani.

Sa i përket peshës, Kabayel është regjistruar me rreth 106.9 kilogramë, ndërsa Hysa me rreth 113.1 kilogramë. Kështu, boksieri shqiptar do të hyjë në ring me një epërsi prej rreth 6.2 kilogramësh në peshë.

Përballja ka rëndësi të veçantë, pasi Kabayel do ta mbrojë për herë të parë titullin e kampionit të botës në kategorinë e rëndë në versionin WBC, të cilin e mori në qershor të këtij viti.

Gjermani me prejardhje kurde vjen në këtë duel me bilanc prej 27 fitoresh në po aq meçe profesioniste, 19 prej tyre me nokaut.

Në anën tjetër, Hysa është gjithashtu i pamposhtur në karrierën e tij, me 25 fitore në 25 përballje, prej të cilave 23 me nokaut.

Për boksierin shqiptar kjo është mundësia më e madhe e karrierës, pasi për herë të parë do të luftojë për një titull të botës në kategorinë e rëndë.

Një tjetër veçanti e këtij dueli është se ai zhvillohet në Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, ndërsa pritet të ketë mbi 50 mijë tifozë në stadium./Telegrafi/

Lexo edhe

Aksident mes kamionit dhe autobusit në rrugën Pejë–Prishtinë, 10 persona të lënduar

Aksident mes kamionit dhe autobusit në rrugën Pejë–Prishtinë, 10 persona të lënduar

Komuna e rekomandoi për kontratë 100 mijë euro avokatin e Ramës, ofertoi me kontratë të skaduar

Komuna e rekomandoi për kontratë 100 mijë euro avokatin e Ramës, ofertoi me kontratë të skaduar

IHMK paralajmëron reshje bore dhe rënie të temperaturave gjatë fundjavës

IHMK paralajmëron reshje bore dhe rënie të temperaturave gjatë fundjavës