Momenti i shpërthimit të municionit brenda armës gjatë ushtrimeve të FSK-së

Momenti i shpërthimit të municionit brenda armës gjatë ushtrimeve të FSK-së

Momenti i shpërthimit të municionit brenda armës gjatë ushtrimeve të FSK-së

Një pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) për pak sa nuk e ka paguar me jetë një incident të rëndë gjatë ushtrimeve ushtarake në Babaj të Bokës, në muajin shtator, ku një municion 40-milimetërsh i prodhimit turk ka shpërthyer brenda një granatahedhësi automatik amerikan të tipit MK-19.

Sponsor 3M Express

Pamjet e incidentit janë shpërndarë së fundmi në rrjetet sociale, duke nxitur vëmendje për sigurinë gjatë përdorimit të municionit në ushtrimet ushtarake.

Në video shihet momenti kur pjesëtarët e FSK-së po kryejnë qitje me granatahedhësin automatik MK-19.

Gjatë njërit prej të shtënave, ndodh një shpërthim i papritur, i shoqëruar me tym, ndërsa personi që po filmon reagon menjëherë dhe kamera lëviz në mënyrë të vrullshme.

Nga pamjet duket se municioni ka shpërthyer brenda armës, duke krijuar një situatë tejet të rrezikshme për pjesëtarin e FSK-së që po e përdorte atë.

Deri më tani, nuk ka informacione zyrtare për rrethanat e plota të incidentit, shkakun teknik të shpërthimit apo nëse pjesëtari i FSK-së ka pësuar lëndime.

Po ashtu, mbetet e paqartë nëse është iniciuar ndonjë hetim për të përcaktuar shkakun e incidentit dhe nëse ka pasur ndonjë problem me municionin apo pajtueshmërinë e tij me armën amerikane.

roar-assets-auto.rbl.ms

Lexo edhe

Nis ndërtimi i rrugës 4.68 kilometra në fshatin Kollovërd të Mitrovicës

Nis ndërtimi i rrugës 4.68 kilometra në fshatin Kollovërd të Mitrovicës

Nis ndërtimi i rrethrrotullimit në Nashec, lehtësohet qarkullimi për banorët e zonës

Nis ndërtimi i rrethrrotullimit në Nashec, lehtësohet qarkullimi për banorët e zonës

Ky futbollist gjerman pritet të pensionohet vitin e ardhshëm

Ky futbollist gjerman pritet të pensionohet vitin e ardhshëm