Jose Mourinho e ka kthyer edhe një herë El Clasicon në teatrin e tij personal.

Trajneri portugez i Real Madridit shpërtheu në festë kur Kylian Mbappe shënoi në minutën e 87-të, duke vulosur fitoren 2-1 ndaj Barcelonës në Spotify Camp Nou.
Momenti më i spikatur erdhi pranë bankinave, ku Mourinho u ul në gjunjë, shtrëngoi grushtat dhe nxori gjuhën, duke festuar në mënyrë demonstrative pas golit vendimtar. Kjo skenë mori vëmendjen e kamerave, në paraqitjen e tij të parë në këtë stadium që nga rikthimi në përballjet me Barcelonën.
Edhe më epik ishte momenti kur pas festes, u ndalë dhe vetëm e shikonte tërë stolin e katalunasve, ku disa prej tyre edhe nisën të qeshnin me reagimin e “Special One”.
Megjithatë, kjo nuk ishte hera e parë që trajneri portugez shkaktonte polemika në Camp Nou. Në prill të vitit 2010, kur drejtonte Interin, ai festoi kualifikimin e skuadrës italiane në finalen e Ligës së Kampionëve pikërisht në këtë stadium. Festa e tij u ndërpre nga aktivizimi i ujitësve të fushës.
Mourinho ka pasur ndër vite edhe përplasje të shumta me figura të njohura të Barcelonës. Ai kishte akuzuar trajnerin Frank Rijkaard dhe gjyqtarin Anders Frisk, ndërsa në vitin 2011, gjatë Superkupës së Spanjës, u bë protagonist i një incidenti të famshëm, kur ia futi gishtin në sy ndihmëstrajnerit të atëhershëm të Barcelonës, Tito Vilanova./Telegrafi/




