Momente prekëse në Spanjë, i riu ribashkohet me familjen pas aksidentit hekurudhor

Momente prekëse në Spanjë, i riu ribashkohet me familjen pas aksidentit hekurudhor

Momente prekëse në Spanjë, i riu ribashkohet me familjen pas aksidentit hekurudhor

Qindra familje në Spanjë janë në ankth pas aksidentit tragjik hekurudhor që ndodhi të mërkurën në mëngjes, më 28 tetor, pranë Toledos, ndërsa presin të mësojnë nëse të afërmit e tyre janë mes 68 viktimave të konfirmuara deri më tani.

Sponsor 3M Express

Raportohet se një i ri me emrin Erik, i cili ndodhej në njërin prej dy trenave të përfshirë në aksident, u ribashkua me familjen e tij në stacionin Santa Justa të Seviljes.

Kamerat filmuan momentin prekës kur i riu përqafon një grua, që dyshohet se është nëna e tij.

Të dy përqafohen fort, ndërsa Eriku nuk i përmban dot emocionet dhe shpërthen në lot.

Familjarët shfaqen të lehtësuar që ai ka shpëtuar dhe është mirë me shëndet.

Pak më vonë, pasi u qetësua, Eriku tregoi për përjetimin e tij: “U nisa duke ecur me këmbët e mia. Valixhja mbeti në tren. Ndjeva sikur duhej të largohesha”.

Stacioni Santa Justa i Seviljes është kthyer në një nga pikat kryesore të ndihmës për të prekurit nga aksidenti. Aty janë krijuar hapësira për mbështetje mjekësore dhe psikologjike, si dhe për informimin e familjarëve të viktimave. /Telegrafi/

Lexo edhe

Shiroka-Pula takon Prattipatin, i flet për koordinim, bashkëpunim e avancim të pozitës së Kosovës

Shiroka-Pula takon Prattipatin, i flet për koordinim, bashkëpunim e avancim të pozitës së Kosovës

Shiroka Pula takon Prattipatin, riafirmon përkushtimin për thellimin e partneritetit strategjik me SHBA-në

Shiroka Pula takon Prattipatin, riafirmon përkushtimin për thellimin e partneritetit strategjik me SHBA-në

Protesta masive më 31 tetor, Gen Z letër të hapur Merzit: Mjaft kemi duruar, po na shkatërroni të ardhmen

Protesta masive më 31 tetor, Gen Z letër të hapur Merzit: Mjaft kemi duruar, po na shkatërroni të ardhmen

Momente prekëse në Spanjë, i riu ribashkohet me familjen pas aksidentit hekurudhor | Momenti