Projekti përfshin fshatrat Bajgorë, Rashan, Tërstenë, Kutllovc dhe Vllahi, ndërsa vlera e përgjithshme e investimit është 3.3 milionë euro.
Nga kjo shumë, 1.5 milionë euro janë ndarë nga Qeveria e Kosovës, përmes Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit, ndërsa 1.8 milionë euro janë kontribut i Komunës së Mitrovicës.

Realizimi i projektit pritet të përmirësojë kushtet e qarkullimit, të rrisë sigurinë në komunikacion dhe të lehtësojë lidhjen e këtyre fshatrave me zonat përreth.
Burimi: RTKLive




