Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut, Faton Peci, ka bërë homazhe në nderim të Adem Ademit, në kuadër të ceremonisë së rivarrimit të tij.

Homazhet po mbahen sot, më 28 nëntor, në Qendrën e Kulturës “Rexhep Mitrovica”, në Mitrovicë.
Ceremonia e homazheve ka filluar në orën 10:00 dhe do të zgjasë deri në orën 11:30.
Ndërkaq, nga ora 12:00 deri në 13:00 është paraparë të mbahet edhe mbledhja komemorative, po në të njëjtin lokacion.






