Mirsad Kelmendi, zyrtar policor nga Istogu, është vendosur në pozitën e ushtruesit të detyrës së drejtorit të Policisë Rajonale në Pejë, në vend të Agron Hasanajt.

Këtë informacion e ka mësuar gazetarja e Klan Kosovës, Altiana Zogaj, nga burimet e saj.
Ky ndryshim vjen pas zhvillimeve të fundit në Policinë e Kosovës, lidhur me rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, njofton Klankosova.tv




