Ministria e Mbrojtjes: Forcat e Armatosura të Shqipërisë s’kanë kryer asnjë operacion ndaj anijes ruse

Ministria e Mbrojtjes në Shqipëri ka dalë me një reagim lidhur me pretendimet mbi përfshirjen e Shqipërisë në një sulm me dronë detarë ndaj një luftanijeje ruse pranë brigjeve të Libisë.

Sponsor 3M Express

Në reagim bëhet me dije se ky pretendim nuk shoqërohet me asnjë provë të verifikueshme për vendnisjen e dronëve apo identitetin e operatorëve.

Nga ky dikaster kanë konfirmuar se forcat e Armatosura të Shqipërisë nuk kanë kryer, nuk kanë marrë pjesë dhe nuk kanë ofruar asnjë mbështetje për një operacion të tillë, transmeton Klankosova.tv

Reagimi i plotë:

Për informacion, lidhur me pretendimet mbi përfshirjen e Shqipërisë në një sulm me dronë detarë ndaj një luftanijeje ruse pranë brigjeve të Libisë:

Platforma Clash Report, e ndjekur nga Visioner, ka përhapur pretendimin se dronët e përdorur për goditjen e anijes ruse janë nisur nga territori shqiptar, duke përshkuar mbi 800 kilometra në Detin Mesdhe.

Ky pretendim nuk shoqërohet me asnjë provë të verifikueshme për vendnisjen e dronëve apo identitetin e operatorëve. Paraqitja e një informacioni të tillë si fakt, pa prova dhe pa verifikim të pavarur, krijon një narrativë dezinformuese që e lidh Shqipërinë me një operacion ushtarak kundër Rusisë.

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme e ka përgënjeshtruar zyrtarisht pretendimin. Ministria e Mbrojtjes konfirmon se Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë nuk kanë kryer, nuk kanë marrë pjesë dhe nuk kanë ofruar asnjë mbështetje për një operacion të tillë.

Duhet bërë dallimi mes raportimeve për sulmin ndaj anijes ruse dhe pretendimit se ai është organizuar apo realizuar nga territori shqiptar. Ekzistenca e një sulmi nuk provon origjinën e mjeteve të përdorura dhe aq më pak përfshirjen e Shqipërisë.

Ministria e Mbrojtjes mbështet qëndrimin zyrtar të MEPJ-së dhe e konsideron lidhjen e pabazuar të Shqipërisë me këtë operacion një informacion çorientues, që nuk duhet të riprodhohet si fakt i konfirmuar.

Përgjegjësia në raportimin e çështjeve të sigurisë kërkon dallimin e qartë mes fakteve të verifikuara dhe pretendimeve të pambështetura në prova.

Lexo edhe

Barcelona merr vendim për Lamine Yamalin, talenti mungon në ndeshjen e Ligës së Kampionëve

Barcelona merr vendim për Lamine Yamalin, talenti mungon në ndeshjen e Ligës së Kampionëve

27-vjetori i Shërbimit Korrektues, Kurti: Të drejtat e të burgosurve duhet të respektohen

27-vjetori i Shërbimit Korrektues, Kurti: Të drejtat e të burgosurve duhet të respektohen

Pretendoi se vuante nga leukemia dhe mblodhi afro 190 mijë euro, familjarët e Endrit Azemit kërkuan para edhe në sheshin e Gjilanit

Pretendoi se vuante nga leukemia dhe mblodhi afro 190 mijë euro, familjarët e Endrit Azemit kërkuan para edhe në sheshin e Gjilanit