Ministria e Ekonomisë: Punimet për muralin u ndaluan pas vendimit të Prokurorisë

Ministria e Ekonomisë: Punimet për muralin u ndaluan pas vendimit të Prokurorisë

Ministria e Ekonomisë: Punimet për muralin u ndaluan pas vendimit të Prokurorisë

Ministria e Ekonomisë ka reaguar lidhur me ndalimin e punimeve për vendosjen e muralit të Nënë Terezës në Prishtinë, duke sqaruar se Komuna e Prishtinës kishte dhënë pëlqim për ndërhyrje në një objekt që nuk është në pronësi dhe as në menaxhim të saj. Ministria ka theksuar se punimet janë ndaluar pas vendimit të Prokurorisë për pezullimin e tyre.

Sipas Ministrisë, Drejtoria e Shërbimeve Publike e Komunës së Prishtinës, më 28 shtator 2026, kishte lëshuar pëlqim për realizimin e projektit, pa konsultuar dhe pa njoftuar paraprakisht ministritë përgjegjëse.

Sponsor 3M Express

“Pëlqimi është i kundërligjshëm dhe i panënshkruar nga drejtori i kësaj drejtorie”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Ekonomisë.

Ministria ka bërë të ditur se më 20 nëntor, përfaqësuesit e Komunës së Prishtinës, përmes një kontraktori privat, kishin larguar banerin informues të Ministrisë, pa vendosur masa mbrojtëse, duke shkaktuar, sipas saj, dëme materiale dhe duke rrezikuar sigurinë e qytetarëve.

“Pavarësisht vendimit të Prokurorisë për pezullimin e punimeve, sot, më 27.11.2026, në orën 06:00 të mëngjesit, përfaqësuesit e Komunës së Prishtinës kanë ardhur sërish me makineri ngritëse (vinç) pranë objektit të Ministrisë së Ekonomisë, me qëllim të vazhdimit të punimeve”, thuhet në reagim.

Ministria ka njoftuar se, si rrjedhojë, ka njoftuar Policinë e Kosovës, e cila pas ndërhyrjes në vendin e ngjarjes ka ndaluar punimet.

Gjithashtu, Ministria ka sqaruar se nuk ka pasur dhe nuk ka asnjë kundërshtim ndaj realizimit të veprës artistike kushtuar Nënë Terezës.

“Çështja në fjalë nuk ka të bëjë me përmbajtjen e veprës artistike, por me mënyrën e ndërmarrjes së veprimeve nga Komuna e Prishtinës përmes kontraktuesve, mungesën e komunikimit dhe koordinimit ndërinstitucional, dëmin e shkaktuar ndaj institucioneve shtetërore, si dhe respektimin e vendimeve të organeve kompetente”, thuhet në reagim.

Ministria e Ekonomisë ka kërkuar nga Komuna e Prishtinës respektimin e vendimit të Prokurorisë deri në përmbylljen e hetimeve dhe vendimin përfundimtar gjyqësor.

Reagimi i Ministrisë vjen pasi kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka kërkuar llogari nga Policia e Kosovës për ndalimin e punimeve, duke kërkuar sqarime për bazën ligjore të ndërhyrjes dhe identifikimin e personit që ka dhënë urdhrin. 

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Ndalimi i muralit të Nënës Terezë në Prishtinë, përplasje mes Komunës dhe Ministrisë së Ekonomisë

Ndalimi i muralit të Nënës Terezë në Prishtinë, përplasje mes Komunës dhe Ministrisë së Ekonomisë

Të shtunën shi e borë/ Parashikimi i motit për vikend

Të shtunën shi e borë/ Parashikimi i motit për vikend

Resuli kritikon Nichin për xhelozinë ndaj Antonetës: Na tregoi një anë të errët të tij

Resuli kritikon Nichin për xhelozinë ndaj Antonetës: Na tregoi një anë të errët të tij